“Heqja e imunitetit, sfida e radhës për sistemin e drejtësisë”

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi
Çdo qytetar e mbështet heqjen e imunitetit si një mjet që lufton korrupsionin në sistemin e drejtësisë”. Kjo është deklarata e ministrit të drejtësisë Eduard Halimi gjatë takimit të katërt të Komitetit Drejtues të Projektit EURALIUS. Duke vlerësuar rolin e ekspertëve ndërkombëtar ai i ka bërë apel atyre që edhe një herë ta përdorin këtë rol në sfidën e heqjes së imunitetit. “Dëshiroj të theksoj, se krahas kontributit me sugjerime e rekomandime konkrete, ekspertët e Misionit EURALIUS, kanë luajtur edhe një rol të vlefshëm në konsolidimin e dialogut ndërinstitucional. Shpresoj shumë dhe uroj që ky rol i tyre, të përdoret edhe në sfidën e radhës që ka sistemi i drejtësisë në Shqipëri për heqjen e imunitetit. Çdo qytetar sot, e kërkon në mënyrë logjike heqjen e imunitetit, si një mjet të qartë në luftën kundër korrupsionit në drejtësi. Kjo nismë e cila mbështetet sot nga të gjithë qytetarët duhet të mbështetet padyshim edhe nga aktoret politike por edhe nga aktorët e sistemit të drejtësisë, dhe unë shpresoj që në ditët në vijim parlamenti të miratoje këtë nisëm”, tha Ministri i Drejtësisë.
Ministri Eduard Halimi u shpreh së sistemi i drejtësisë mori një goditje të rëndë nga presidenti Bamir Topi dhe ish-nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu të cilët promovuan në mënyrë klienteliste gjyqtarët dhe prokurorët.
“Ajo që i ndodhi sistemit gjyqësor gjatë viteve të fundit, ishte padyshim një goditje e rëndë, e cila do shumë kohe të rinovohet, dhe unë jam i bindur se KLD dhe projektin EURALIUS e pret një punë e madhe në vjeshtën e këtij viti. Vetëm promovimi i gjyqtarëve dhe prokuroreve në bazë të një sistemi të qartë karriere dhe vlerësimi, bazuar në kritere të qarta dhe transparente si dhe largimi i gjyqtarëve dhe prokuroreve të korruptuar nga sistemi, pa asnjë kompromis, do të sjellë një impakt real në përmirësimin e sistemit”, shpreh ministri Halimi.
Shumë prokurorë muajt e fundit kanë ngritur padi në gjykatat shqiptare ndaj Topit dhe Ina Ramës për të denoncuar transferimet dhe emërimet klienteliste.
Ndërsa ambasadori i BE-së, Ettore Seqiu e konsideroi reformën në gjyqësore si një ndër prioritetet për integrimin. Ai bëri thirrje politikës të qëndrojë larg sistemit të drejtësisë.
Ambasadori i BE-së Ettore Sequi tha se “Reforma gjyqësore është ngushtësisht e lidhur me integrimin e evropian të Shqipërisë.
“Reforma gjyqësore është shumë e rëndësishme për konsolidimin e sistemit të drejtësisë në vend. Progresi i kësaj reforme është i lidhur gusht me integrimin evropian të vendit. Ndaj jeni ju ata që duhet të bindni qytetarët evropian dhe ata shqiptarë se ju e meritoni dhe keni të drejtë të jeni pjesë e BE-së. Për këtë duhet pavarësia dhe llogaridhënia e gjyqësorit kanë nevojë për përmirësim. Drejtësia është në veprim dhe ne duhet ta shikojmë këtë veprim”, deklaroi Sequi.