Kush bërtet më shumë, ka më të drejtë!!!?
(Ndryshimin më 28 qershor, e bëjnë ato që nuk janë në miting)
Nga Besi BEKTESHI
Në fushatën e fundit elektorale midis Obamës dhe Mcain, është dalluar qartë dhe shumë gjatë, mënyra e qetë dhe e sigurtë e të folurit në tribuna të dy lidershipeve. Në qoftë se Obama dilte në tribunat e mëdha si në salla me mbi 10 mijë njerëz si në sheshe me mbi 100 mijë, me një hap të lehtë dhe të lirshëm alla Puff Dady dhe shikimin e kishte rreth 30 gradë sipër, luftëtari i vjetër kundër vietkongëve dilte me hapin e tij të rëndë dhe krahët e hapur shpesh herë lart me shikim të sigurtë dhe qënien e vendosur në pritje të entuziazmit elektoral. Në fjalimet e tij Obama nuk është ngjirur asnjëherë. Jo se ka të zot mjekët, dhe stafin e sigurisë dhe shëndetit, por se lartësia e zërit të tij kishte një disiplinë të hekurt për të mos u ngritur keq në uturimën e turmës dhe muzikës. Nuk kishte nevojë, sepse këtë lartësi e merrnin bokset e mëdha mijëra wat-ësh, që stafi i fonisë dhe mitingut kishte siguruar. Në të gjithë fjalimet e tij, Obama nuk ra në sy për përsëritje. Si në premtime dhe në kontekste dhe të thëna të larta. As në zhargon dhe as në ovacione që sigurojnë pastaj çmendurinë e turmës. Të tillë fushatë me tone jo të larta të së folurës kanë bërë edhe presidenti Sarkozi i Francës dhe për më tepër kryeministri tashmë i famshëm i Britanisë i cili arriti të mbajë për disa mandate postin e lartë, Tony Blear.
Në cilin miting elektoral është parë të ngrihet toni mbi mbajtjen e fonisë së vendosur. Në cilin miting është ngjirur presidenti i dikurshëm e SHBA-së Bill Klinton? Ai ka bërë shumë e shumë takime, dhe i ka takuar të flasë shpesh herë edhe mbi një orë, por asnjëherë nuk ka ngritur tonin dhe lartësinë e zërit në thyerje të rregullave të fonisë dhe patjetër që nuk është ngjirur. Është një mjeshtër i fjalimeve pa letër Silvio Berlusconi dhe ka pasur raste që Popullit të Lirisë ti flasë për afro 90 minuta, por asnjëherë nuk është ngjirur dhe asnjëherë nuk ka dalë me zë mbi foninë. Kam kërkuar edhe disa fjalime të të kryeministrit të sotëm grek Karamanlis, sepse dikush mund të thotë se jemi ballkanas dhe gjaknxehtë, por jo, as që bëhet fjalë që konservatori i Nea Demokracisë të jetë ngjirur dhe të ketë shkuar me zë te turma pa pasur nevojë për foni. Ose më mirë të shqyejë edhe bokset, pa qenë nevoja, sepse ato lartësinë e marrin vetë. Po kështu edhe kryeministri Erdokan i cili ka bërë mitingje me gjysmë milioni njerëz dhe ka pasur raste edhe me 1 milion. Nuk është veti e Europianëve në përgjithësi të shkëlyhen përpara turmave, sepse kjo mënyrë ka përfunduar që në vitet 70. Atëherë ishte një lloj mode për të ndërsyer turmën dhe duhej patjetër një alarmimin e vetë personit mbi tribunë edhe pse kishte foni. Por sot jo. Njëri nga më elegantët kryeministra të botës që është Zapatero, në mitingjet e tij, ka qenë nga më të qartët edhe pse kishte zërin më të ulët edhe pse shumë të kuptueshëm si në tonalitet dhe fraza. Me tone të larta nuk arrin të flasë deri në ngjirje as Çavez që është një bolsheviko-kastrian, sepse ka kuptuar se është në politikë mbas viteve 2000. Pa përmendur se në fjalimet e sotme edhe pse nuk ka akuza të larta individuale, duhet thënë se turmës ju drejtohen si të ishin mijëra idiotë që nuk kanë veshë për të dëgjuar dhe as materie gri në tru për të kuptuar. Në mitingjet e sotme ku janë shtuar kamerat dhe fonitë dhe po ashtu edhe dekori dhe mjetet alternative të spektaklit politik i bashkuar me atë artistik, si Berisha dhe Rama bërtasin dhe ngjiren. Po është edhe Rama në këtë hulli. Patjetër duhet thënë se mitingjet janë të shumta dhe liderët duhet të përdorin forcën e tyre si fizike dhe morale, por dhe psikologjike për ta përballuar. Mirë se forcën fizike mund edhe ta përpunojnë me medikamente që ka dhe nuk mungojnë, por forcën morale dhe psikologjike mundohen ta kryejnë dhe marrin e rimarrin ma anën e bërtitjes të jashtëzakonshme në tribunë. E vërteta është se Berisha i ka sëmurur të gjithë me pathosin e tij të tribunës dhe bërtitjes në mitingje. Ai është i përveçëm dhe ka një forcë të pa imagjinueshme në këtë sens. Janë shumë fjalime të tij, që kanë të njëjtat gjëra dhe premtime standard të thëna me gjestet dhe ulërimën e jashtëzakonshme të tij, të gjitha me zërin gjithmonë gjysmë të marrë nga stërmundimi shumë ditor. Tani edhe me dekore dhe mjetet moderne dhe Berisha është gati për shfaqe të tilla të ngritjes së turmës në kulmin e adrenalinës sa patjetër duhen disa makina tip ambulancë, sepse në turmë mund të ketë edhe kardiakë që pastaj... zoti na ruajt. Patjetër që edhe Rama nuk do të shpëtonte nga kjo dhe nuk i shkoi Trendyt të qetë dhe elegant të botës normale. Botës të komunikimit, jo vetëm për ato, që duan të bërtiturën dhe decibelët e lartë. Për të komunikuar jo vetëm me ato që duan zhurmën dhe alarmin, jo vetëm për ato, por edhe për ato që duan të dëgjojnë vërtetësisht se çfarë premton dhe thotë lideri. Sepse në mitingjet e tilla vetëm se çfarë thotë lideri nuk dëgjohet, ngaqë të gjithë ulërasin dhe bërtasin dhe të gjithë duartrokasin, fishkëllejnë e zhurmohen... atëherë si ka mundësi të dëgjohet se çfarë thotë... lideri? Tani kanë filluar edhe në emisione televizive që të katër të ftuarit të flasin përnjëherë dhe po ashtu të brohorasin edhe simpatizantët në sallë dhe ... drejtuesi që bërtet edhe ai ... reklama ...!! Nuk mund të ketë një kakofoni më të madhe se sa kjo, dhe ajo pjesë e popullsisë që bën diferencën dhe nuk është e alarmuar në të bërtitur e sipër, që nuk është e interesuar se do të marrë një vend pune, një vend në doganë apo një vend në zyrë apo në polici apo për tapi të pa merituar, apo vend në punë të shtet pa asnjë konkurs, por vetëm me lejen e partisë, apo se do të punojë në ministri dhe tatim taksa etj etj ... ku të dëgjojë se çfarë thonë për buxhetet familjare, për shëndetësinë dhe arsimin apo edhe për drejtësinë dhe rendin që në fakt janë për të qarë hallin. Nuk mund të dëgjojë se të gjithë bërtasin. Bërtet lideri, bërtet turma afër tij. Fishkëllen turma më larg tij dhe brohoret turma më larg tij. Aq më tepër kur dy apo tre liderë të maxhorancës kënaqen kur shohin turma të mëdha kryesisht të mbushura me njerëz të administratës, arsimit dhe fëmijë. Natyrisht nuk dihen se sa do të jenë votues nga këto, por gjithësi është një kënaqësi që vjen vetëm se kanë bërtitur dhe animuar turmën, duke i shkuar pas kryeliderit që në fakt e ka talent këtë gjë. Ne nuk jemi qetësuar akoma. Kemi akoma një gjak të nxehtë në qeverisje dhe kjo shikohet në tubime të nxehta. Dikur i kemi pasur edhe me gjak dhe sot duhet thënë se kemi bërë përparime. Në fakt dihet se ashtu sikundër bërtitet në tubime, ashtu do të bërtitet dhe ulëritët edhe në qeverisje. Pa asnjë dyshim, sepse ky është karakteri dhe ky është edhe trendy i viteve 60-70-të, i yni. Pikërisht sipas parimit kush bërtet më shumë ka edhe më të drejtë. E të vetmit në Ballkan që bërtasim janë liderët tonë. Po,... as liderët kosovarë nuk ulërasin dhe bërtasin në tubime. Jo nuk e bëjnë këtë, sepse duke qenë se kanë dalë disi përpara nesh në botë dhe kanë pasur fatin të jetojnë më përpara në perëndim e dinë qartë se kur bërtet, tregon se o ti ose ata që dëgjojnë, nuk janë normal. Sepse nuk është e nevojshme për të ulëritur nga që lartësinë e zërit janë makinat që e rregullojnë. Po jo, duhet edhe toni dhe ulërima si zakon njerëzor i mbetur që nga kalimi i tij prehistorik në Homo Sapiens. Nejse ... sot janë dy, liderët që mund të bëjnë tubime të mëdha dhe janë dy partitë, që mund të mbushin sheshet e Shqipërisë me njerëz. Nuk ka dyshim se përballja në 28 qershor do të jetë midis këtyre dy liderëve dhe njerëzve në tubime. Por ...? Atë ditë do të hyjnë në lojë edhe një pjesë e madhe e qytetarëve që nuk marrin pjesë në tubime. Jo nuk marrin pjesë, sepse janë më ndryshe në raport me entuziazmin e atyre që marrin pjesë në mitingun elektoral. Janë ato që mendohen më shumë. Kërkojnë më shumë, nuk kanë kohë aq shumë për tubim dhe nuk durojnë shumë të bërtiturat dhe zhurmën. Por ama janë shumë, sepse janë qindra mijëra vetë. Ato do të dalin në një farë mënyre me datën 28-të, ku asnjë lider nuk bërtet dot. Kështu që p