Konferenca e NATOS-s dhe histeria me Islamin në MC2
Nga Olsi JAZEXHI
Në shtator të vitit 2006, OJQ-ja "Millenium Club Center" (MC2) e drejtuar nga Mentor Nazarko organizoi një konferencë me titull Strengthening Religious Tolerance for a Secure Civil Society in Albania and the Southern Balkans. Kjo konferencë që në ditët e para të organizimit të saj shkaktoi një skandal në Shqipëri, pasi ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani, deklaroi se i mbështetur mbi disa enciklopedi fondamentalistësh të krishterë kishte mësuar që popullsia shqiptare e besimit musliman në Shqipëri është gjithsej 38.8 % për qind, ndërsa ajo kristiane është 35.4% për qind, duke e ndarë në 16.8 për qind katolikë dhe në 16.1 për qind ortodoksë. Ndaj kësaj deklarate dashakeqe reagoi Forumi Musliman i Shqipërisë i cili denoncoi përpjekjet e organizatave fondamentaliste evangjeliste si Qendra Kërkimore Botërore e Ungjillizimit, të cilat nxjerrin kësi statistikash jo-shkencore dhe duan të prishin balancat fetare në Shqipëri. Forumi Musliman këshilloi Rexhep Mejdanin që të qëndrojë larg këtyre botimesh dashakeqëse dhe joserioze. Ndaj reagimit të Forumit Musliman reagoi një vit më vonë edhe historiania katolike Ines Angeli Murzaku, e cila në një shkrim të botuar në revistën RELIGION IN EASTERN EUROPE XXVIII, 1 (February 2008), mbron tezat e Mejdanit dhe vë në pah se në Shqipëri tolerance fetare kërcënohet nga muslimanët të cilët pasi edukohen në botën muslimane, po sjellin një Islam arab në Shqipëri. Shkrimin e Ines Murzakut mua ma solli në vëmendje një historiane bullgare e cila ishte skandalizuar me nivelin e ulët akademik të autores, dhe më kërkoi që ti bëj edhe një replikë. Megjithatë si pasojë e detyrimeve të tjera që kam patur gjatë vitit të kaluar, unë vendosa ta injoroj incidentin e Mejdanit dhe fantazitë e një katolikeje të rilindur si Murzaku e cila edhe në takimin e Tiranës, në vend që të fliste për tolerancën, prezantoi një punim mbi priftërinjtë italianë (të cilët ndryshe nga arabët që ajo i tregon si të këqij, italianët i tregonte si të mirë) dhe betejën e tyre kundër Islamit në Shqipëri.
Përpara disa ditësh, duke kërkuar në internet unë hasa aksidentalisht në librin Strengthening Religious Tolerance for a Secure Civil Society in Albania and the Southern Balkans edituar nga James Pettifer dhe Mentor Nazarko ku ishin botuar punimet e konferencës të Tiranës. Libri bënte goxha shtrenjtë. Ishte 150 EURO. Thua se në atë të ishin shkruar mrekullitë më të mëdha të shekullit të XXI. Libri ishte botuar nga IOS Press në vazhdën e botimeve të NATO-s për Shkencë për Paqe dhe Çështje të Sigurisë. Duke qenë se pas zbulimit të Rexhep Mejdanit të statistikave të Islamit në Shqipëri qëndronte edhe NATO, e cila me tanke dhe me avionë sot është kthyer si Traktati i Varshavës në vitet 70të dhe po vret muslimanë nëpër malet e Afganistanit dhe tashmë po konfrontohet edhe me Rusinë dhe mund ta çojë botën në një katastrofë botërore, unë, si ndjekës kureshtar i politikës ndërkombëtare që jam, bëra çmos që ta lexoja dhe kuptojë se çfarë shkence kishin prezantuar emisarët e NATO-s në Konferencën e Tiranës në shtator 2006. Libri të cilin arrita ta posedoj dhe e kam përpara meje në këto momente është prej 138 faqesh. Ai është i ndarë i në katër kapituj; ku i pari flet për fetë në Shqipëri dhe historikun e tyre; i dyti për studime lokale; i treti për paralele matanë Ballkanit; dhe i katërti ka konkluzionet. Librin e kam lexuar në këto 3 ditët e fundit. Leximin e nisa pardje kur isha duke udhëtuar me tren nga Lugano e Zvicrës për në Itali, dhe e mbarova sot, ndërsa isha në spital të Firences, në Pronto Soçorso ku jam duke kryer disa vizita mjekësore.
Libri Strengthening Religious Tolerance ka një titull magjepsës. Ai flet për përforcimin e tolerancës fetare dhe krijimin e një shoqërie civile të sigurtë në Shqipëri dhe Ballkanin jugor. Megjithatë toleranca fetare dhe saktësia shkencore është ajo që librit i mungon në shumicën e materialeve të tij. Libri hapet me një mesazh urimi nga senator Giulio Andreoti i cili pasi kërkon të falur që nuk ka mundur të vijë në Tiranë, thotë që është duke iu lutur Nënë Terezës që ti ndihmojë. Ama, senator Andreoti mua si një lexues musliman dhe shqiptar të këtij libri më lë pak në dyshim mbi lutjen e senatorit. Për çfarë i lutet Andreoti Nënë Terezës dhe cilës Nënë Terezë i lutet ai? Asaj që Dr. Aroup Chaterjee tregon, apo asaj që po përdoret në Shqipëri për të katolicizuar identitetin e popullit shqiptar? Gjithsesi unë them inshallah Andreoti nuk i lutet Nënë Terezës që të realizohen mesazhet ogurzeza që libri që unë kam përpara ndjell për tolerancën fetare në Shqipëri. Pas lutjes së Andreotit libri i rrëfen lexuesit listën e pjesëmarrësve në konferencë. Në listë dikush lexon emra që variojnë që nga Peshkopi Anastas Janollatos, te famëkeqët Ilir Kulla, Sabri Godo, Rexhep Mejdani dhe Arben Xhaferri. Megjithatë mua emri që më tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai i Ermir Gjinishit. Ermiri Gjinishi i cili mesa duket ka qenë i vetmi përfaqësues jo-zyrtar i muslimanëve shqiptarë në këtë takim, paraqitet si ish-asistent kryetar i Komunitetit Musliman të Shqipërisë. Ky emri asistent-kryetar mua më konfuzoi pak, pasi unë nuk di që Gjinishi të ketë pasur ndonjë post të këtillë në jetën e tij. Megjithatë, në krahasim me mrekullitë e tjera të librit, ky indikacion nuk është edhe aq mbresëlënës.
Pas listës së pjesëmarrësve, libri vijon me një hyrje nga historiani britanik James Pettifer. Jamesi i cili mesa duket do të ketë qenë i kënaqur me sulmin e Rexhep Mejdanit kundër mazhorancës muslimane në Shqipëri, paralajmëron lexuesin se Shqipëria edhe pse shihet si një vend me shumicë muslimane, nuk është më e këtillë, pasi në vend ka bashkësi të fuqishme dhe në rritje të krishterësh ortodoksë, katolikë dhe evangjelistë. Pas kësaj libri vijon me një fjalim të Sabri Godos. Në fjalimin e Sabriut bie në sy rrëfimi që ai i bën botës së sotme e cila sipas tij po përballet me rrezikun e përhapjes së errësirës dhe dukuritë e përhapjes së Islamit radikal në Maqedoni dhe në disa xhepa të Kosovës. Si për ti ardhur pas fillit James Pettiferit dhe Rexhepit, Sabriu i mburret pjesëmarrësve në konferencë me shembullin e vetes së tij, që edhe pse vjen nga një familje synite, vajzën e tij të madhe e ka martuar me djalin e një prifti ortodoks, ndërsa burri i vajzës së dytë ishte gjysmë katolik e gjysmë ortodoks. Si për ti treguar pjesëmarrësve që në Shqipëri nuk ka më Islam, Godo vë në pah që familjet mikse janë në rritje të vazhdueshme dhe konkluzioni që dikush nxjerr është që në Shqipëri nuk do të ketë më fe monolite. Enver Hoxha do ta kishte patur zili fjalimin e Godos; por medoemos do ketë patur edhe më zili fjalimin hapës të Rexhep Mejdanit që gjejmë në faqen 3. Në librin që unë kam përpara, Mejdani është kujdesur që të heqë referencat e tija mbi përqindjet fetare në Shqipëri me të cilat bëri bujë në 2006. Por këtu ai falenderon programin e NATO-s për Shkencë për Paqe dhe Çështje të Sigurisë që i ka dhënë para Mejdanit dhe Mentor Nazarkos që të organizojnë konferencën, dhe i tregon pjesëmarrësve se ëndrra e tij ka qenë të shohë një fe universale në botë; të mposhtë armikun shekullor i cili është paragjykimi fetar dhe në fund i siguron pjesëmarrësit se në konferencë janë zgjedhur me kujdes disa klerikë, politikanë dhe akademikë të cilët do ti sjellin konferencës sukses. Ndërsa shoh që nga Kisha Katolike, Ortodokse dhe Protestante kanë ardhur disa reverendë goxha të zgjuar dhe të zotë, dhe kur shoh që Mejdani dhe kompani nuk ka ftuar asnjë njeri me taban nga Komuniteti Musliman dhe Bektashian, bindem që Mejdani ka të drejtë kur mendon që konferenca do të ketë sukses.
Fjalimi i Mejdanit ndiqet nga një punim i Gjergj Sinanit mbi Kanunin dhe Kishën Katolike, ku Sinani i siguron pjesëmarrësit se Shqipëria trashëgon një tolerancë fetare që nga antikiteti e deri në mesjetë, e cila u ruajt edhe pas përhapjes së Islamit dhe se Shqipëria nuk njeh viktima të intolerancës fetare, por vetëm viktima të kishave fqinje. Kur dikush lexon konkluzionet e Sinanit ku fajin e intolerancës e marrin vetëm të huajt, lexuesi mund të pyes po nga viti 1945 e deri në 1991, apo nga 1997