E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidhet nga kati i 15 gruaja depresive

Durrës

Një 49-vjeçare është hedhur nga kati i 15 i një pallati shumëkatësh që ndodhet pranë shëtitores bregdetare të Durrësit. Viktima është Nevreze Bakaj dhe dyshohet se e ka ndërmarrë aktin e vetëvrasjes pas një periudhe të gjatë depresioni nervor. Ngjarja ndodhi rreth orës 13.15 të ditës së enjte. Nuk bëhen të ditura shkaqet konkrete që e çuan gruan, nënë e një fëmije, të hidhej nga pallati në të cilin banonte. Në vendin e ngjarjes ka shkuar me shpejtësi autoambulanca, por dërgimi në spital ka qenë i kotë. 49-vjeçarja Bakaj ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia ka nisur menjëherë kryerjen e veprimeve të para hetimore. Nga marrja e dëshmive të familjarëve ka rezultuar se viktima vuante nga depresioni dhe e ka gjetur hedhjen nga lartësia si një mënyrë për t’u dhënë fund vuajtjeve. Burimet policore bënë të ditur se vazhdon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave që e shtynë gruan e martuar të ndërmerrte këtë akt fatal.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›