E Shtunë, 31 Tetor 2026

I jep fund jetës pas vdekjes së të dashurit

Tiranë Familja e 23-vjeçares e fshehu fillimisht shkakun e ngjarjes

Një vajzë ka humbur jetën pas vetëhelmimit në kushtet e depresionit. Policia bëri të ditur se 22-vjeçarja Sabajete Peposhi nga Bathorja u vetëhelmua para tri ditësh. Prindërit e kanë gjetur vajzën në gjendje të rëndë dhe e kanë dërguar menjëherë në spital, ku vajza pas një lufte me vdekjen për më shumë se 48 orësh dha shpirt gjatë natës së të mërkurës. Policia, e njoftuar nga spitali në lidhje me këtë ngjarje, ka biseduar me familjen në lidhje me kushtet që e kanë çuar vajzën e re drejt këtij akti të rëndë, duke zbuluar se vdekja e të dashurit të saj, për të cilin kishte braktisur edhe familjen, e kishte çuar në depresion. Burimet policore bënë të ditur se fillimisht familjarët kanë treguar për policinë se ajo kishte fituar një bursë studimi në Britaninë e Madhe dhe meqenëse ata nuk kishin para për ta dërguar në shkollë, ajo kishte kaluar në depresion dhe ka shkuar drejt vetëvrasjes. Por, pasi vajza ndërroi jetë, familjarët kanë biseduar sërish me policinë dhe kanë ndryshuar deklaratën e tyre. Ata kanë treguar se kohë më parë, ajo ishte dashuruar me një djalë dhe ishte larguar të jetonte me të. Ajo nuk kishte dashur të merrte miratimin e askujt, pasi e dashuronte. Por, gjatë jetesës me të, ata kanë pësuar një aksident dhe i dashuri i saj ka ndërruar jetë. Që nga ai moment, vajza e re ka kaluar në gjendje depresive, derisa ka vendosur t’i japë fund jetës. Sipas policisë, ajo ishte dërguar në spital në gjendje të rëndë. Por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, helmimi i ka shkaktuar vdekjen.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›