E Diel, 1 Nëntor 2026

Hipoteka mbyll derën para orarit, njerëzit presin në radhë

Pavarësisht se nuk ka shkuar ora për të përfunduar pritjen e njerëzve, dyert e hipotekës qëndrojnë të mbyllura

ELBASAN - Zyrat e Hipotekës kanë qenë të mbyllura para orarit të vendosur, ndërsa qytetarët prisnin më kot pas dere pa e kuptuar këtë formë të re të zgjedhur deri në mbylljen e derës kryesore të sporteleve.


Teksa qëndron për disa kohë jashtë dere dhe i bie pa pasur ndonjë reagim nga brenda, shikon se dera hapet vetëm për të dalë, dhe jo për të hyrë brenda në sportelet e zyrës për regjistrimin e pronësisë. Qytetarët thonë se kanë kohë që vërdallosen dhe dera ka qenë po e mbyllur.


Sipas tyre, ky problem po i vonon mjaft pasi kanë shumë dokumente që iu duhen shpejt dhe janë duke i plotësuar. Dikush kërkon një vërtetim dhe të tjerë për certifikatë pronësie presin më kot pranë kësaj porte të shërbimit ndaj qytetarëve, e cila rri e mbyllur.


Personi që rri tek dera teksa dalin njerëzit që janë ende brenda, thotë se ditën e hënë sportelet janë të hapura deri në 12:00, por ora kur ne trokitëm portën e Hipotekës ishte ende 11:30.


"Kjo bëhet sepse deri në 12 duhet të përfundojnë të gjithë njerëzit",- thotë dikush nga qytetarët. Problemet me radhët vazhdojnë të jenë një shqetësim më vete kur flitet për shërbime dhe shërbesa.


Vetëm gjatë kësaj dite në hipotekë duhet të aplikonin për dokumentin e pronësisë 33 persona nga Agjencia e Legalizimit. Nëse kërkon të hysh nga dera tjetër e kësaj godine për të shkuar në drejtori, të ndodh e njëjta gjë.


Do të duhet të presësh më kot ose të kesh numrin e telefonit të një drejtuesi për të hyrë brenda, në të kundërt, fati yt është të rrish pas dere.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›