E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humb jetën prefekti i Lezhës, Njazi Reçi

Infarkti

Vdes si pasojë e një infarkti prefekti i Lezhës, Njazi Reçi. Prefekti ka humbur jetën, pasi është transportuar në Spitalin Ushtarak, si pasojë e një goditjeje ataku. Ngjarja e rëndë për familjen Reçi ka ndodhur në orët e vona të pasdites së djeshme, kur pasi disa shtrëngimeve në zemër, prefekti është shoqëruar në ambientet e Spitalit Ushtarak, ku ndonëse i është dhënë ndihma e duhur nga mjekët, zemra e tij është shuar. Njazi Reçi njihet në qytetin e Lezhës jo vetëm si prefekti aktual, por njëkohësisht si drejtues për disa kohë i bashkisë së këtij qyteti dhe në të njëjtën kohë edhe si kreu i PD-së në këtë rreth.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›