Oficeri i Briskut akuzon Prokurorinë për manipulimin e provave
26/12/2008 I akuzuari tregon versionin e tij për vrasjen në kryeqytet
TIRANË – Oficeri i Briskut, Arjan Avdo, revoltohet në gjykatë duke akuzuar Prokurorinë për mbështetje të personave që i kanë bërë keq duke e trajtuar në mënyrë çnjerëzore dhe shkaktuar dëme të konsiderueshme në shëndet. I akuzuar për vrasjen e Dorian Vuçiterrnës në prill të vitit 2007, vetëm dy ditë më parë Arjan Avdo, ish-oficer i briskut, pati mundësinë të flasë para trupit gjykues. Ai i tha gjykatës se viktima Dorjan Vuçiterrna u vra pasi i kishte shkaktuar shumë dhimbje dhe këtë gjë nuk mund ta përballonte dot. Por ajo që nuk ishte dakord Avdo është versioni i ngjarjes dhënë sipas kolegut të tij të punës, oficerit Milazim Shehu. Ky i fundit është i vetmi dëshmitar okular për ngjarjen. Shehu i ka thënë Prokurorisë dhe gjykatës se Arjan Avdo ishte përgatitur për të vrarë Vuçiterrnën dhe ka qëlluar mbi të nëntë herë në moment. Dëshmitari më pas ka shpjeguar se është hedhur për t’i marr pistoletën Avdos dhe në përleshje e sipër ajo është shkrepur pasi kishte patur një plumb në gojë. Avdo nuk e pranoi akuzën e “vrasjes me paramendim” që sipas tij është e përgatitur qëllimisht nga shoku i tij Milazim Shehu. Një histori e vjetër mes dy personave çoi në vrasjen e Dorian Vuçiterrnës. Sipas dëshmitarit, Dorian Vuçiterrna ka folur disa herë në telefon me të pandehurin Arjan Avdo. Më pas viktima i ka thënë dëshmitarit se duhej të shkonte të takonte patjetër Arjan Avdon tek reparti sepse po e priste. Viktima i ka kërkuar dëshmitarit makinën, por ky i fundit i është përgjigjur se nuk mund ta linte vetëm dhe duhej ta shoqëronte patjetër. Dëshmitari tha dje se të dy kanë shkuar tek reparti. Më pas ai i tha gjykatës se kur kanë mbërritur atje, Arjan Avdo i ka thënë të mos ngatërrohej në këtë punë sepse do të vriste Dorian Vuçiterrnën. Por më pas Milazim Shehu që e kishte edhe koleg nuk është pajtuar me këtë. “Ne vajtëm atje. Unë zbrita i pari nga makina më pas zbriti edhe Dorian Vuçiterrna që ishte shoku im. Unë pashë që Arjani kishte mbledhur pistoletën me tuta sporti dhe sapo pa Dorianin qëlloi mbi të nëntë herë. U sula me vrap e kapa dhe e qëllova me grusht duke i thënë çfarë po bënte”.