E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i G8-s përqëndrohet tek ekonomia

Samiti i vendeve të industrializuara të botës fillon punimet të hënën në Tajako në ishullin japonez të Hokaidos. Që prej fillimit të mbajtjes së tyre, fokusi kryesor i takimeve ka qënë ekonomia botërore, por me kalimin e kohës agjenda e këtyre takimeve u zgjerua më shumë. Por në këtë kohë vështirësish ekonomike duke se e kanë detyruar përsëri agjendën ekonomike të jetë në qendër të takimeve.

Ekonomia në vështirësi

Ka disa ngjashmëri mes agjendës së takimimeve në fillimet e tyre në vitet 70 dhe axhendës së sotme. Atëherë kishte krizë të naftës, inflacion të lartë dhe një rritje të dobët ekonomike dhe në disa raste nuk kishte fare rritje. Këto shqetësime sot janë rikthyer. Çmimet e energjisë dhe ushqimeve e kanë rritur inflacionin. Krizat ndërkombëtare të kreditit e kanë dobësuar rritjen e ekonomike, megjithëse në shumicën e ekonomive kjo rritje nuk është zhdukur tërësisht. Rritje e fundit e çmimit të naftës mund t'i përkeqësojë problemet. Ajo rrit inflacionin, prek fitimet e kompanive dhe u lë konsumatorëve më pak për të shpenzuar për send të tjera. Ndoshta jo shumë, thotë analisti i BBC-së për Ekonominë, Andrew Walker.

Kryeministri Gordon Brown kishte disa ide për uljen e varësisë nga nafta. Këto ide mund të ndihmojnë në të ardhmen, por jo në vitet e ardhshme. Ndërsa përsa u takon inflacionit, janë bankat ato që kanë kontrollin. Banka Qendrore Evropiane ka ndërmarrë një hap duke rritur interesat javën e kaluar. Pritet që të njëjtën gjë të bëjnë edhe të tjerët, por kjo nuk është koha më e mirë për të ndërmarrë këtë vendim. Rritja e ngadaltë ekonomike zakonisht bën thirrje për uljen e interesave. Rezerva Federale e SHBA-së i ka ulur interesat, por duket se lëvizja e rradhës pritet të jetë një rritje e interesave.

Kriza e ushqimeve

Udhëheqësit e G8-s do të merren me këto probleme dhe nuk ka dyshim se do të dalin me disa ide, por thotë analisti i BBC-së Andrew Walker ajo që ka më shumë gjasa është që të mbahen fort gjatë kësaj rruge të parehatshme. Është hera e parë prej dekadash që investimet në bujqësi fokusohen në këtë lloj mënyrë dhe prania e udhëheqësve të ekonomive më të mëdha nga Afrika dhe Azia në margjinat e samitit, do të bëjë që vëmendja të përqendrohet në këtë çështje.

Premtimet për Afrikën

Si udhëheqësit e vendeve më të industrializuara të botës edhe presidentët e Afrikës nuk kanë arritur që të përmbushin premtimet e bëra në samitin në Gleneagle në Skoci në vitin 2005.

Marrëveshje e atëhershme ishte e thjeshtë. G8 premtoi të dyfishonte ndihmën deri në 2010, me 25 miliard dollarë, ndërsa Afrika premtoi t'i jepte fund ciklit të grushteve të shtetit, krizave dhe korrupsionit që kanë prekur kontinentin. Kryeredaktori i BBC-së për Afrikën, Martin Plaut thotë se ndërsa është bërë përparim në drejtim të anulimit të borxhit për Afrikën, përparimi në drejtim të rritjes së ndihmës ka mbetur prapa afateve. Sipas aktivistëve që bëjnë fushatë për ndihmë për Afrikën, G8 e ka rritur vetëm me një çerek ndihmën për Afrikën. Megjithëse samiti dominohet nga kriza globale ekonomike dhe kërcënimi prej ndryshimit të klimës, udhëheqësit botërore do të përballen edhe me çështje të tjera si Koreja e Veriut dhe situata në Zimbabve.

Bush flet për japonezët e rrëmbyer

Presidenti Bush ka dhënë garanci se SHBA-ja nuk do ta braktisë çështjen e shtetasve japonezë të marrë peng nga Koreja e Veriut në vitet 70 dhe 80 për t'u stërvitur si spiunë.

Duke folur në ishullin verior, Hokkaido, pas takimit me kryeministrin japonez Jasou Fukuda, zoti Bush tha se ishte në dijeni të dyshimeve se Koreja e Veriut mund të mos jetë shumë e gatshme përsa i takon fatit të personave të rrëmbyer. Japonia është e shqetësuar se përpjekjet e saj për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me fatin e shtetasve të saj të zhdukur do të pengohet nga një vendim amerikan për të lehtësuar sanksionet ndaj Koresë së Veriut. "Jam i ndërgjegjshëm se njerëzit duan të sigurohen se çështja e rrëmbimeve nuk do të injorohet dhe ka dyshime nëse Koreja e Veriut do të jetë e disponueshme." "Unë e shoh këtë si një proces me shumë hapa dhe që kërkon një verifikim të fort," tha presidenti Bush. Një korrespondente e BBC-së thotë se ndjeshmëria e kësaj çështjeje u duk qartë gjatë konferencës për shtyp. Zoti Bush përmendi faktin se ka çështja ka qenë subjekt i bisedimeve në të kaluarën mes kryeministrit japonez dhe presidentit amerikan. Qeveria japoneze ka bërë një marrëveshje përsa i takon çështjes së rrëmbimeve, një kusht ky për dhënien ndihmë për Korenë e Veriut dhe për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›