E Diel, 1 Nëntor 2026

Pagat e reja zhgënjyen shumë punonjës policie

Viti 2007

Që me futjen e pagave të reja, shumë efektivë, sidomos të gradave të ulëta u zhgënjyen, pasi u ishte premtuar rritje, por në pagën neto patën zbritje. Që nga grada “nëninspektor” deri te grada “komisar”, qindra punonjës policie kanë mbetur të zhgënjyer, teksa prisnin ngritje page dhe janë përballur me ulje reale të saj. Pavarësisht se nuk kanë ndryshuar vend pune, nuk janë lajmëruar më parë nga eprorët, ata janë detyruar të përballen me këtë fenomen, gjë që solli në vitin 2007 edhe kërkesat për largim nga policia. Ndërsa të tjerë u revoltuan në atë kohë, duke kërkuar shpjegime, e në mungesë të të ardhurave u detyruan të pranojnë abuzimet që bëhen me ta. Kjo kishte të bënte si me heqjen e shtesave të pagës për vjetërsi pune, por edhe me rillogaritjen e pagave për nivelin e gradave të lartpërmendura.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›