E Shtunë, 31 Tetor 2026

ILDKP: Mos na prekni fondin për hetimin e pasurive

Inspektorati i Pasurive, letër Komisionit të Ligjeve

Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive kërkoi dje në Komisionin e Ligjeve të bëhej një rregullim i zërave të buxhetit të shkurtuar, në mënyrë që të kishte më shumë hapësirë për sa i përket hetimit të deklarimit të pasurive të zyrtarëve. Në një shkresë dërguar Komisionit të Ligjeve, ILDKP shprehet se parimisht është dakord me shkurtimin, por duhet të rishikohet mënyra që ai është bërë, duke mos prekur hetimin. “Kontrolli për hetimin, konsiston jo vetëm në verifikimin e të dhënave në formë shkresore, por edhe ekzaminime dhe masa të tjera që parashikon një procedurë hetimore. Nëpërmjet shkurtimit të mëtejshëm të shpenzimeve operative, nuk mund të realizohet pikërisht kjo procedurë e hetimit administrativ, që kërkon veprime verifikuese në vend të interesave private të subjekteve, brenda dhe jashtë vendit”, theksohet në letër.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›