E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Rritet importi i mallrave të luksit

TIRANË- Stina e verës po shoqërohet me një konsum më të madh të mallrave të luksit. Instituti i Statistikave ka konstatuar se është rritur ndjeshëm konsumi i karburanteve, pijeve alkoolike, cigareve, birrës dhe kafes.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT-it, gjatë muajit qershor importi i mallrave me akcizë arriti në 7.5 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 32.1 për qind kundrejt majit. Importi i mallrave të luskit zë edhe 16.1 për qind të totalit të importeve që realiozohen. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, me 76 përqind, e zënë nënproduktet e naftës.

Rritja e importit të mallrave të luksit, që rrjedhimisht tregon për shtim të konsumit të tyre ndodh cdo vit gjatë muajve të verës. Kjo jo vetëm se mbeten ndër produktret e preferuara në këtë periudhë të vitit, por edhe për shkak të kthimit të një pjese të emigrantëve në atdhe për pushime, si dhe turistëve. Eksperienca e deritanishme ka treguar se importi i mallrave me akcizë do të rritet deri në fund të gushtit, duke pësuar më pas rënie, me përrfundimin e sezonit veror.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›