E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia arrestohen katër persona të kërkuar

Tiranë Personat akuzoheshin për vepra të ndryshme penale

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar katër persona të akuzuar dhe të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë, i arrestuari i parë akuzohet për armëmbajtje pa leje. Duke iu referuar burimeve policore, dy ditë më parë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 bënë ndalimin e shtetasit Shkëlqim Alliu, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Në ngarkim të tij, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës ka lëshuar ekzekutimin e urdhër ndalimit, datë 19.06.2009, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, me vendim të datës 8 qershor 2009, e ka dënuar me katër muaj burg për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të municioneve luftarake”.
Po ashtu, edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kapën shtetasin në kërkim Jetlir Koleci, 26 vjeç, banues në Kamzë. Ndaj tij, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Vlorës, më datë 09.02.2010, ka dërguar për ekzekutim vendimin penal të datës 22.09.2009, të Gjykatës së Vlorës, e cila e ka dënuar me tre muaj burg për veprën penale të dezertimit nga ushtria.

Uniformat blu të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën shtetasin në kërkim Ramazan Bana, 59 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të kundërshtimit me dhunë të punonjësit të policisë, sepse në banesë iu gjet e bllokua me cilësinë e provës 6 kallëpe tritol, 1 automatik model - 56, 1 granatë dore, 350 fishekë, 2 gypa ndezës.

Burime policore thanë gjithashtu se kanë arrestuar edhe një tjetër person me akuzën e vjedhjes. Po sipas tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë shtetasin Hysni Shehu, 49 vjeç, banues në Tiranë. “Ky shtetas u kap duke tentuar të vjedhë panelin elektrik të pallatit të firmës “Sivis”, në afërsi të Yzberishtit Tiranë”, thanë burimet policore.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›