E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibraimi nënshkruan me Nafta Lendava

Nga Express më 02 shkurt 2011 në ora 12:16

Agim Ibraimi, në çastet e fundit të afatit kalimtar të janarit është transferuar te skuadra Nafta Lendava. Sulmuesi shqiptar me ekipin nga elita e futbollit slloven ka nënshkruar kontratë gjashtëmujore me mundësi vazhdimi.

“Dëshira që sa më shpejt t’i kthehem terrenit të gjelbër, vendosa që të kthehem në Slloveni te një skuadër mjaft cilësore NK Nafta nga Lendava. Shpreh keqardhje që nuk u ktheva në ekipin tim të zemrës, Shkëndija, por ja deri në qershor do të jem pjesë e skuadrës sllovene”, ka thënë Ibraimi për uebfaqen www.yllpress.com.

Sezonin e fundit, reprezentuesi i Maqedonisë ishte pjesë e ekipit nga Superliga turke, Eskichehirspor, me të cilën shkëputi kontratën para disa javëve për shkak të mungesës së paraqitjeve.

22-vjeçari i lindur në Tetovë, futbollin slloven e njeh shumë mirë, pasi dy zezone me radhë (2008/2009) ishte pjesë e klubit Olimpija Ljubljana, me të cilën ka realizuar mbi 50 paraqitje.

Ibraimi karrierën e ka filluar në shkollën e futbollit Shkëndija, ku ka kaluar të gjitha kategoritë deri në ekipin e parë, ndërsa ka qenë pjesë edhe e skuadrës austriake, Red Bull të Salzburgut. Klubi i ri i sulmuesit shqiptar, NK Nafta Lendava, në pjesën e parë të kampionatit slloven zë pozitën e katërt me 25 pikë të grumbulluara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›