E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet viktima e aksidentit te se shtunes

Lushnjë

Policia e Lushnjës ka mundur të identifikojë viktimën e aksidentit të ndodhur në orët e mbrëmjes së të shtunës në autostradën Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur Rrapëz. Sipas burimeve zyrtare të Komisariatit të Lushnjës, mësohet se nga aksidenti i së shtunës ka gjetur vdekjen 54-vjeçari Ylli Avduramani, banor i fshatit Kamçisht, në rrethin e Lushnjës. Identifikimi i tij ka ardhur pas njoftimeve të përsëritura në mediat lokale, ku prezantoheshin të dhënat dhe karakteristikat e tij. Familjarët e viktimës, duke parë vonesën e të afërmit të tyre kanë kërkuar ndihmën e policisë, dhe kjo e fundit i ka orientuar në morg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›