E Shtunë, 31 Tetor 2026

Instituti Ndërkombëtar i Medieve shpreh shqetësim për dëbimin e gazetës “TemA” nga ambientet e saj

Nga SEEMO

Organizata e Medieve të Evropës Juglindore (SEEMO), një rrjet botuesish, drejtuesish mediatikë dhe gazetarësh të njohur në Evropën Juglindore dhe degë e Institutit Ndërkombëtar të Medieve, është thellësisht e shqetësuar për dëbimin e kohëve të fundit të gazetës shqiptare “TemA” nga mjediset e saj nga ministri i Ekonomisë, Genc Ruli.

Sipas informacionit të marrë nga SEEMO, ministri i Ekonomisë ka anuluar në mënyrë të njëanshme pa asnjë paralajmërim kontratën 20- vjeçare të gazetës për mjediset. Kjo u pasua me një rrethim policor të papritur dhe stafi i gazetës u dëbua nga zyrat e tij. Policia nuk dha shpjegime zyrtare, duke lënë të kuptohet vetëm që urdhri vinte nga kryeministri, Sali Berisha. “TemA” e çoi çështjen në gjykatë dhe gjykata e Tiranës vendosi në favor të gazetës më 6 janar. Megjithatë, as ministri i Ekonomisë dhe as kryeministri nuk kanë reaguar për vendimin e gjykatës së Tiranës deri tani.

Dëbimi i “TemA-s”, e cila ka kritikuar vazhdimisht korrupsionin e zyrtarëve, shikohet nga shumë vetë si shenjë e rritjes së presionit të qeverisë së Berishës ndaj zërave kritikë në media. Presioni nga autoritetet ka çuar drejt rritjes së auto-censurës në Shqipëri.

SEEMO i dënon me forcë aksione të tilla të ndërmarra nga autoritetet kundër medieve kritike, tha Sekretari i Përgjithshëm i SEEMO, Oliver Vujoviç. Media është një shtyllat kryesore të demokracisë. Prandaj gazetarët duhet të jenë në gjendje të shprehen lirshëm dhe të bëjnë detyrën pa ndërhyrjen e shtetit. Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të hetojë këtë çështje dhe të tregojë përkushtimin e saj për mbrojtjen e lirisë së medieve në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›