Vdekjet , Godo: Mjekët nuk dinë t’u shërbejnë foshnjave dhe nënave
Krejtësisht të paaftë për të kryer punën e tyre, si dhe mungesë njohurish për të ushtruar profesionin. Këto kritika u janë drejtuar bluzave të bardha që u shërbejnë grave shtatzëna para dhe pas lindjes së fëmijëve. Gjatë prezantimit të projektit 3-vjeçar "Reforma e Shëndetit- Nëna dhe fëmija", ministrja e Shëndetësisë, znj. Anila Godo, nuk ka rezervuar kritikat ndaj mjekëve gjinekologë. Sipas Godos, mungesa e njohurive të tyre në dhënien e ndihmës mjekësore ka shtuar rastet e vdekjeve amtare dhe fëmijërore.
Të paaftë
Zotërues të një diplome në mjekësi dhe ushtrues të profesionit mjek prej vitesh dhe sërish janë të paaftë. Si rezultat i kësaj paaftësie kanë mbetur viktima nëna dhe foshnjat e tyre. Duke u referuar raporteve të fundit të organizatave ndërkombëtare, vendi jonë cilësohet me vdekshmëri të foshnjave 3 herë më të lartë se vendet evropiane. Për situatën e rëndë në të cilën ndodhet shëndetësia shqiptare dhe mungesën e kujdesit ndaj nënave dhe fëmijëve, ministrja e Shëndetësisë, znj. Godo, tha se “joprofesionalizmi i mjekëve ndikon në cilësinë jo të mirë të kujdesit shëndetësor të ofruar gjatë shtatzënisë, lindjes dhe pas lindjes për nënën dhe foshnjën e saj. Aftësitë dhe njohuritë jo të mira dhe në nivelin bashkëkohor të personelit shëndetësor. Mungesën në medikamentet dhe pajisjet, si dhe në disa raste medikamentet përdoren në mënyrë të papërshtatshme e jo efektive”.
Vdekjet dhe sëmundjet amtare dhe fëmijërore janë gjithashtu tregues mjaft kritik për zhvillimin social ekonomik të vendit tonë, u shpreh ministrja e Shëndetësisë, znj. Godo, e cila shtoi se “në strategjinë 10-vjeçare të reformimit të sistemit shëndetësor ne i kemi kushtuar një prioritet përmirësimit të vazhdueshëm të shëndetit të grave dhe fëmijëve dhe cilësisë së jetës së tyre, duke ndikuar në uljen progresive të vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë së tyre”.
Shkaqet
Në këtë situatë anormale në të cilën ndodhet dikasteri i shëndetësisë, lind pyetja nëse shkaqet janë të lidhura vetëm me shërbimin e bluzave të bardha dhe aftësive të tyre apo edhe me mungesat e shumë gjëra të mjekësisë shqiptare. Ndër shkaqet kryesore, ministrja Godo ka vlerësuar një ndërthurje mes njohurive të mjekëve dhe atyre të medikamenteve. “Aftësitë dhe njohuritë jo të mira dhe në nivelin bashkëkohor të personelit shëndetësor. Mungesa e medikamenteve dhe pajisjeve; si dhe në disa raste medikamentet përdoren në mënyrë të papërshtatshme e jo efektive. Mungesë në standarde, udhëzime, protokolle referimi për kujdesin shëndetësor ndaj gruas dhe fëmijës. Organizimi i shërbimeve, lidhjet funksionale ndërmjet niveleve të kujdesit dhe sistemeve të referencës janë të pakënaqshme (mungesa e kapacitetit komunikues p.sh telefonit, ambulancës, mungesa e protokolleve për referimet)”, - theksoi Godo.
Spitalet e rretheve
Godo firmos për tërheqjen e medikamenteve të mbetura stok
Ministrja e Shëndetësisë, znj. Anila Godo, mblodhi dje në mesditë në ambientet e Institutit të Shëndetit Publik, të gjithë drejtorët e spitaleve të Tiranës dhe të gjithë drejtorët e spitaleve në rrethe. Në këtë takim të rëndësishëm, u firmosën kontratat për medikamentet të mbetura stok, të cilat janë zbuluar së fundmi nga një vëzhgim i detajuar i ministrisë së shëndetësisë .
Ministrja e Shëndetësisë, znj Godo, nxiti të tërë drejtuesit e spitaleve në mbarë vendin, për të filluar lëvrimin sa më shpejt të kësaj procedure. Gjithashtu, u instruktuan drejtorët e spitaleve për mënyrën e përshpejtimit dhe arritjen e marrjes së barnave të nevojshme në një kohë sa më të shkurtër.
Drejtorët në fjalë raportuan rreth gjendjes së medikamenteve në spitalet përkatëse. Më pas është vlerësuar nga të dyja palët për secilin nga spitalet, për nevojat emergjente që ata kanë dhe u bisedua për mënyrën se si mund të sigurohen këto barna, ne bazë të nevojave të tyre.