Sigurimet shëndetësore, skema shtrihet në të gjitha shërbimet
ISKSH: Projektligji, akses të plotë të skemës së sigurimeve shëndetësore për të gjithë
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor synon zbatimin e skemës së sigurimeve shëndetësore në të gjitha shërbimet në këtë fushë, përmes projektligjit të ri "Për sigurimet shëndetësore", i cili pritet të miratohet nga qeveria.
Zëdhënësja e ISKSH-së, Etiola Kola, tha se "qëllimi i projektligjit , i cili është paraqitur dhe pritet të miratohet në qeveri, është realizimi i financimit të shërbimeve shëndetësore nëpërmjet sistemit të sigurimeve të detyrueshme shëndetësore". Sipas saj, në përputhje me dispozitat kalimtare, i gjithë sistemi i shërbimeve, përfshirë këtu shërbimin e specializuar ambulator, shërbimin spitalor të të gjitha niveleve si dhe shërbimet ndihmëse në funksion të tyre, do të jenë të financuara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (ISKSH).
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, struktura në të cilën shndërrohet ISKSH-ja, sipas projektligjit, do të jetë i ndarë nga buxheti i shtetit, që do të sigurojë fleksibilitet në financimin e shërbimeve shëndetësore, transparencë në administrim dhe besueshmëri maksimale të siguruarve që kanë derdhur kontribute pranë tij.
Fondi është i detyruar të ndjekë strategjinë e MSH-së, por nga ana tjetër, në bazë të projektligjit, ka të drejtë të hartojë politikën e tij në fushën e sigurimeve shëndetësore, për zbatimin e së cilës është i detyruar të raportojë para Kuvendit. Fondi është përgjegjës për paratë që publiku ka derdhur për shëndetësinë, ndaj atij i duhet të jetë i mbrojtur nga përplasjet dhe kompromiset e politikës shqiptare.
Në mënyrë taksative, shteti, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, vazhdon të jetë përgjegjës dhe financues i shërbimit të urgjencës, i investimeve në mjete themelore dhe aparatura, si edhe i shëndetit publik.
Statusi ligjor i spitaleve, publike apo private
Sipas zëdhënëses së ISKSH-së, projektligji synon ndryshimin e statusit ligjor dhe financiar të institucioneve shëndetësore. Institucionet shëndetësore, ku përfshihen spitalet publike, poliklinikat, qendrat shëndetësore, fitojnë pavarësi reale ligjore e financiare, por ato ruajnë në mënyrë të padiskutueshme karakterin publik. Shteti, nëpërmjet MSH-së, krijon, licencon, regjistron, mbikëqyr dhe monitoron cilësinë e shërbimit, ndërsa nga ana tjetër ato fitojnë personalitet juridik, kanë llogari të veçantë bankare, duke pasur kështu të drejtën për të kontraktuar me sigurimet shëndetësore për shitjen e shërbimeve të tyre. Por këto institucione, me anë të përfaqësuesve ose organizimeve të tyre, kanë të drejtë të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe negociatave për të gjitha çështjet që lidhen me dhënien e shërbimit shëndetësor dhe të financimeve të tij.
Duke vepruar në mënyrë të pavarur, synohet që këto institucione të krijojnë tregun real të shërbimeve shëndetësore, që sjell në mënyrë të padiskutueshme rritjen e cilësisë dhe zgjerimin e aksesit të popullatës ndaj këtij shërbimi, konsideron ISKSH-ja.
Sigurimet private në vend
Projektligji i ri i hartuar nga ISKSH-ja për sigurimet shëndetësore synon gjithashtu një rregullim më të plotë ligjor të çështjes së sigurimeve private në Shqipëri.
Sipas projektligjit, është parashikuar që sigurimi suplementar shëndetësor mund të ofrohet nga persona juridikë të regjistruar në gjykatë dhe në shoqëri të ndërsjella shëndetësore. Ky sigurim lidhet tërësisht me tregun privat.
Sigurimi suplementar nuk do të jetë i njëjtë me sigurimin e detyruar. Kjo do të thotë që shërbimin bazë do ta financojë vetëm sigurimi i detyrueshëm, kurse sigurimi suplementar do të jetë një sigurim komplementar, i cili do të marrë përsipër të financojë ose të blejë ato shërbime të cilat nuk i mbulon fondi bazë e që janë të përcaktuara shprehimisht në ligj. Ndër to mund të përmenden shërbimi stomatologjik, protezat, shërbimet e syzeve optike, ndërhyrjet e kirurgjisë plastike-estetiste etj.
Paketat e shërbimeve shëndetësore që mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm
Projektligji i ri krijon fleksibilitet në procesin e hartimit të paketave, të shoqëruara me çmimet përkatëse, duke u nisur nga aftësitë paguese të buxhetit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Kjo nënkupton se jo të gjitha llojet e shërbimeve mund të përfshihen në paketën e financuar nga Fondi. Sipas zëdhënëses së ISKSH-së, synimi i gjithë skemës së propozuar është pikërisht rritja e transparencës dhe fleksibiliteti në vendimmarrje.
Paketat e shërbimeve janë argumente së pari teknike e më tej financiare, të cilat negociohen hap pas hapi me dhënësit e shërbimeve, sipas politikave shëndetësore të qeverisë. Ndërkohë, përfshirja e mallrave dhe shërbimeve shëndetësore në paketën e sigurimit të detyrueshëm do të kryhet në bazë të kriterit mjekësor, ekonomik dhe social.
Paketa përfshin gradualisht mallra dhe shërbime shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor, kujdesin shëndetësor të specializuar, kujdesin spitalor, barna, aksesorë, furnizime sekondare dhe transportin mjekësor, siç përcaktohet nga Këshilli Administrativ, bazuar mbi nevojat e popullsisë për kujdes shëndetësor dhe burimet financiare në dispozicion të Fondit. Në këtë kuptim, edhe lista e barnave është pjesë e paketës dhe hartimi i saj i besohet një komisioni teknik, i caktuar nga drejtori i përgjithshëm dhe i miratuar nga Këshilli Administrativ.
Paketa e shërbimeve mund të përmbajë edhe shërbime që jepen në rastet e urgjencës mjekësore. E rëndësishme është të theksohet që pavarësisht se paketa ofrohet për personat e siguruar në skemë, pjesa e urgjencës nuk do të ketë kufizime, por do të jepet edhe për personat e pasiguruar dhe kjo pjesë do të financohet nga Ministria e Shëndetësisë.