E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-kryeministri hebre, Olmert, para gjyqit

Sot, ish-kryeministri izraelit, Olmert, do të dalë para gjykatësve në një çështje të ngritur kundër tij në lidhje me akuzat për korrupsion. Kjo është hera e parë që një ish- kryeministër ndodhet në pozita të tilla. Një vit pas skandalit që e detyroi që të tërhiqet nga detyra, Olmert pritet që të mohojë akuzën për mashtrime ndaj një fondi për handikapët mendorë dhe një memoriali për Holokaustin. Ai ka refuzuar edhe akuza të tjera të ngritura në adresë së tillë, përfshi shmangien nga taksat. Në këtë gjyq, pritet që të marrin pjesë 280 dëshmitarë dhe të hidhet dritë ndaj sistemit të korrupsionit në Izrael që vitet e fundit është lakuar si i përmasave të jashtëzakonshme. Deri tani dy ministra janë futur në burg për korrupsion, ndërkohë që ish- presidenti i vendit, Moshe Kasav, ndodhet në një gjyq për akuzën e përdhunimit. Kjo masë ndaj Olmertit bëhet edhe për t‘u treguar njerëzve që kultura e deritanishme e mosdënimit të politikanëve ka filluar që të ndryshojë. Aktualisht edhe ministri i Jashtëm hebre, Lieberman, ndodhet nën hetime për mashtrime, mitëmarrje dhe pastrim parash. Por ndërkohë akuzat dhe dalja para gjyqit e njeriut që ishte vetëm pak kohë më parë më i fuqishmi në vend është një fakt me të vërtetë i ri në një vend si Izraeli, në të cilin liderët politikë janë konsideruar gjithmonë me imunitet dhe të paprekshëm nga çdo lloj akuze apo vënie në vend të drejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›