E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, arrestohen katër shqiptar me 12 kg heroinë

Verona, 12 shkurt, NOA Një organizatë
kriminale e përbërë nga katër shqiptarë dhe dy emigrantë të tjerë është
arrestuar nga policia italiane në qytetin e Veronës. Lajmi është bërë i
ditur nga mediat italiane ku thuhet se katër shqiptarëve u është sekuestruar një
sasi heroine prej 12 kilogramësh, e cila arrin në vlerën e 500 mijë eurosh.

Policia italiane ka bërë të ditur se
aktiviteti i organizatës zhvillohej në qytetet e Veronës dhe Shën Giovanni
Lupatoto. Droga fshihej në rroba dhe në vende sekrete të automjeteve të
transporti të rëndë. Media italiane raporton se dy prej shqiptarëve të
arrestuar janë një çift bashkëshortësh

Bëhet fjalë për Fuat Beqiri, 39 vjeç,  i cili sipas medias italiane ka qenë dhe
drejtuesi i bandës. Ndërsa pjesë e organizatës ka qenë dhe bashkëshortja e tij Feruze
Beqiri dhe kushëri i tij Hasim Beqiri.

Sipas policisë sasia prej 12 kilogramë është
gjetur në banesën e një tjetër shtetase shqiptare,  Shpresa Idrizi, e cila e kish fshehur atë
poshtë krevatit.

Xh/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›