E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë; Tentoi ta përdhunojë, plagos të renë



Një 31-vjeçar u ndalua nga policia në Korçë, pasi akuzohet se tentoi përdhunimin e një të reje. Në prangat e uniformave blu ra shtetasi Klodian Bregu, lindur në fshatin Belorta dhe banues në lagjen nr. 10 të qytetit.

Sipas burimeve nga policia, ndalimi i tij u krye pasi më 19 nëntor 2009, rreth orës 10:00, ai akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një femër. Si pasojë e kundërshtimit të së resë, ai ka nisur ta qëllojë atë duke i shkaktuar asaj dëmtime serioze. Vajza ia ka dalë që t’i shpëtojë duke shkuar në polici dhe duke kryer denoncimin. Pas marrjes së denoncimit, uniformat blu kanë nisur hetimet dhe kanë ndaluar Bregun. Ai u shoqërua në qeli, në pritje për të dalë përpara gjykatës për të marrë masën e arrestit. 31-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprës penale të “marrëdhënies seksuale me dhunë e mbetur në tentativë”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›