E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia kthen 7 nga 47 shqiptaret e pare pa viza

Vlorë

Autoritetet kufitare italiane, kanë kthyer dje 7 shtetas shqiptarë në pikën e kalimit kufitar të Portit të Vlorës. Mbrëmjen e së mërkurës, nga 47 personat të cilët udhëtuan drejt Italisë me pasaporta biometrike, shtatë prej tyre janë kthyer mbrapsht nga autoritetet italiane. Policia e Vlorës ka marrë në pyetje të kthyerit dhe mësohet se gjashtë prej tyre kanë qenë persona me probleme në shtetin fqinj. Ata ishin larguar për një periudhë kohe të gjatë dhe dje nuk janë lejuar të rihyjnë në territorin italian. Ndërkohë, ndër të kthyerit, ka qenë edhe një nënë e re me një fëmijë gjashtë vjeç, e cila ka pohuar se nuk ka pasur sigurimin shëndetësor dhe nuk ka ditur adresën e saktë se ku do të qëndronte. “Kur kalova Portin e Vlorës nuk më është bërë e ditur se duheshin këto dokumente”, ka thënë gruaja e re, ndërkohë që ka shtuar se pasi të blinte siguracionin do të nisej sërish për në Itali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›