"Jeta është ëndërr", jepet premiera në TOB
Opera lirike me balet "Jeta është ëndërr" e kompozuar nga maestro David Tukiçi u përshëndet në premierën e saj nga ambasadori i Spanjës në Shqipëri Manuel Montobbio.
Kjo vepër legjendare u shpreh ambasadori Montobbio është prekja e një ëndrre për publikun ashtu si ëndrra për hyrje në Bashkimin Evropian duke vlerësuar dhe vënien në skenë të kësaj legjende dhe pasurimin me koreografi.
Opera e frymëzuar nga Drama "La Vida Es Sueno" e Pedro Calderon me Libretin e shkruar nga Giacomo Carbone dhe David Tukiçi u materializua nga koreografi Agron Aliaj, dirigjenti i Korit Dritan Lumshi, mjeshtri përgatitjes Genc Tukiçi dhe skenografi Genc Shkodrani me regji të Alfred Trebickës.
Intriga e operas nis tek Bazilio interpretuar nga Erlind Zeraliu. Mbreti i Polonisë e mban të izoluar djalin e tij Sixhizmondo, pasi ditën kur lindi, yjet dhe planetët në të cilët ai besonte kishin parashikuar se do të bëhej një mbret mizor e tiran.
Dy balerinët Sixhizmondo nga Stephen Mullan i veshur si mbret dhe Rozaura nga Emiljana Palushaj si nuse, si dy shpirtra kërcyen nën muzikën e korit gojë -mbyllur, dhe me rënien e vellos paradiziake u dëgjuan zërat e tyre në parajsë. Si mbyllje e Maestro Tukiçit që ndryshoi libretin duke nënvizuar në fundin e operas idenë që dashuria e vërtetë jeton dhe pas vdekjes.