Shorti i ILDKP, kontroll pasurisë së Ramës

Inpektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive do kontrollojë pasurinë e kreut të PS-së dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Emri i kreu të bashkisë u përzgjodh në shortin e ILDKP-së i cili përzgjedh me short emrat e 190 zyrtarëve që do u kontrollohet e gjithë pasuria. Po ashtu pasuria do i kontrollohet deputetëve të PS-së, Damian Gjiknuri, Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, deputetit të PD-së, Gazmend Oketa , deputetit të LSI-së dhe njëherësh nënkryetar i Kuvendit, Nasip Naço drejtorit të TOB-it, Zhani Ciko, zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Selim Belortaja , drejtorit të Ujësjellësit, Sait Dollapi, anëtarit të këshillit Mbikqyrës së BSH-së, Adrian Civici, rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.
Seah Huff, zëvendësdrejtior i USAID, i pranishëm në këtë konferencë tha se korrupsioni është një problem serioz për qeverine e biznesin në Shqipëri. Ai tha se korrupsioni minon dëshirën e shqiptarëve për anëtarësimi në BE dhe reformat e shoqërisë shqiptare. Sipas Huff, korrupsioni minon punën e ILDKP-së.