E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus përjetë

Nga Express më 22 janar 2011 në ora 11:27

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka mohuar spekulimet rreth të ardhmes së tij, duke deklaruar se dëshiron të mbetet në klub deri në fund të karrierës së tij.

32 vjeçari më herët, gjatë këtij muaji, është kthyer në fushë pas shtatë muajve mungese pas operacionit në shpinë, të cilit iu nënshtrua pas Kampionatit botëror 2010.

Juventus ka fituar të dy takimet, ku Buffon u paraqit në portë.

Ata mposhtën Catanian 2-0 në Kupën e Italisë dhe Barin 2-1 në Serie A. Ndërsa Buffon nuk ka dyshime se ku qëndron e ardhmja e tij.

“Demonstrimi i dashurisë së pakushtëzuar ndaj meje nga tifozët është diçka që ju nuk mund të mbeteni indiferent. Shpresoj të kaloj pjesën e mbetur të karrierës sime këtu në Juventus”, tha Buffon gjatë një interviste për Sky Italia.

I pyetur për marrëdhëniet e tij me trajnerin Luigi del Neri, Buffon deklaroi: “Shpeshherë bisedojmë së bashku e madje edhe bëjmë shaka”. Përveç se dëshiron të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm në ekipin e Juventusit, Buffon synon që edhe më tutje të jetë pjesë e Kombëtares italiane.

“Kur ka parashikime të mëdha rreth meje, më pëlqen të paraqitem dhe të llogarisin në mua”, theksoi Buffon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›