E Diel, 1 Nëntor 2026

KE-Berishës: Kushtetuesja mori vendimin e duhur

24 orë pas sulmeve të Berishës ndaj Gjykatës, bashkëraporterët e KE-së ndihen të lehtësuar për pezullimin e ligjit


TIRANË- Dy ditë më parë, Kryeministri i vendit, Sali Berisha, e cilësoi absurd vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për pezullimin e ligjit për dosjet.

Por nuk është i tillë për ndërkombëtarët, përfaqësues të së cilës, 24 orë pas marrjes së këtij vendimi, shprehen se ishte qëndrimi i duhur. Është Këshilli i Europës, që përmes një deklaratë zyrtare kujton se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një zhvillim i mirëpritur dhe në përputhje më kërkesën e dy bashkëraporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, që pak ditë më parë vizituan Tiranën, pikërisht për ligjin e dosjeve.

"Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për të pezulluar implementimin e ligjit të diskutueshëm të lustracionit, është një zhvillim i mirëpritur,"- thanë bashkëraporterët e Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Jakko Lakso dhe David Wilshire. Në deklaratën zyrtarë të Këshillit të Europës, thuhet gjithashtu se, gjykata ka përdorur fuqinë e saj për të pezulluar implementimin, derisa të ketë marrë një vendim final për ankimimet e depozituara nga Partia Socialiste, Shoqata e Gjykatësve dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Këshilli i Europës kujton se bashkëraporterët takuan Vladimir Kriston, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, në Tiranë javën e kaluar. Me këtë rast, ata i kërkuan gjykatës t'i referohen për këtë ligj Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës, të këshillojnë për përputhjen me standardet dhe parimet Europiane ligjore, demokratike dhe të drejtave të njeriut. "Ata thanë se ishin të kënaqur që gjykata e ka bërë tani këtë gjë",- thuhet në deklaratë. Duke komentuar vendimin e gjykatës, bashkëraporterët thanë se ishin të lehtësuar që u gjet një mënyrë për të pushuar dhe reflektuar mbi detajet e këtij ligji tepër të diskutueshëm. Në këto kushte, një prej bashkëraporterëve, David Wilshire, shtoi se: "Askush nuk thotë se Shqipëria nuk duhet të ketë një ligj lustracioni të një lloji, dhe ekspertët po ofrojnë ndihmë për të implementuar një. Megjithatë, disa nga detajet e ligjit aktual duan me të vërtetë modifikim". Këshilli i Europës ka qenë një nga institucionet ndërkombëtare që ka kërkuar më forcë modifikimin e ligjit për dosjet. Për të krijuar një panoramë të qartë të kësaj përmbajtjeje dhe mënyrës së se si do të implementohej, një javë më parë, mbërritën në Tiranë dy bashkëraporterët e Këshillit të Europës, të cilët zhvilluan takime më të gjitha palët, por edhe me drejtues të institucioneve kushtetuese, me qëllim arritjen

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›