E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH: Do importojmë energji gjatë gjithë verës



Situata energjetike në vend premton jo vetëm furnizimin normal me energji për 24 orë gjatë verës, por edhe eksport të saj për muajt e nxehtë. KESH do të eksportojë energji elektrike gjatë muajve të verës, si rezultat i situatës së mirë energjetike të vendit dhe kjo është pohuar dje nga nëndrejtori i KESH-it, Muharrem Stojku. Sipas tij, vendi ka një situatë shumë të mirë hidrike dhe rezerva të mjaftueshme ujore. Stojku tha dje se eksporti i energjisë do të kryhet gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht, sidomos në kohën e pikut, kur edhe çmimet e energjisë janë më të larta. Ai ka informuar se KESH po eksporton gjatë muajit maj 124 milionë KWh energji elektrike, për dy shoqëri zvicerane dhe një serbe. Stojku tha se gjatë ditës së djeshme liqeni i Fierzës arriti nivelin 298.38 m dhe prurjet 230 m3/sek, ndërsa prodhimi ditor i energjisë për gjithë vendin arriti dje 16 milionë KWh në ditë. Sipas të dhënave nga KESH, nga eksporti i energjisë, i kryer që nga 1 janari i këtij viti deri në fund të prillit në Greqi dhe Kosovë, fitimi nga shitja e energjisë elektrike ishte 12 milionë euro.

Eksportet, rriten me 5.9 % në mars

Treguesi i eksporteve të mallrave të ndryshme shqiptare gjatë muajit mars të vitit 2009 ishte më i lartë se në muajin shkurt. Burime nga Instituti i Statistikave (INSTAT) bëjnë të ditur se në muajin mars të vitit 2009 u eksportuan drejt tregjeve të huaja mallra të ndryshme me një vlerë të përgjithshme prej 7.956 miliardë lekë, duke pasur një rritje prej 5.9 për qind në krahasim me muajin shkurt të këtij viti. Ndërkohë, gjatë tre muajve të parë të vitit 2009 janë eksportuar drejt tregjeve të huaja 22.109 miliardë lekë mallra të ndryshme. Gjatë muajit mars 2009, mallrat që kanë mbizotëruar eksportin shqiptar ishte grupi "Tekstile dhe këpucë", duke arritur në vlerën e 4.245 miliardë lekë, ndërsa për të tre muajt e parë të këtij viti kjo shifër ishte 12.190 miliardë lekë. Sipas INSTAT, gjatë muajit mars drejt tregjeve të huaja kanë shkuar edhe mallrat që përfshihen në grupin "Minerale, lëndët djegëse dhe energji elektrike", në shumën e 1.330 miliardë lekë (nga 922 milionë lekë që ishte kjo shifër vitin e kaluar). Ndërsa për të tre muajt e parë të vitit kjo shifër ishte 2.855 miliardë lekë (nga 2.661 miliardë që ishte vitin e kaluar). Gjatë këtij viti edhe mallrat e grupit "Materiale ndërtimi e metale" kanë mbajtur një peshë jo të vogël në eksportet shqiptare. Në muajin mars 2009 janë eksportuar nga ky grup 835 milionë lekë mallra, ndërsa për të tre muajt e parë të këtij viti kjo shifër ishte 2.554 miliardë lek

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›