E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfindustria: Qeveria të bëjë kujdes me lëshimin e parave për të përmbyturit

Konfindustria i ka kërkuar qeverisë shqiptare përmes një deklarate për shtyp, që ajo të jetë e përmbajtur në ndërtimin e faturës financiare për dëmshpërblim të pasojave të përmbytjeve. Konfindustria i kërkon Qeverisë Shqiptare, që të jetë e përmbajtur në ndërtimin e faturës financiare për dëmshpërblim të pasojave të përmbytjeve dhe të shkëputet nga veprimet me natyrë të pastër populiste, që dëmtojnë në thelb zhvillimin ekonomik të vendit dhe interesat

publike në afatgjatë. Çdo përfshirje në faturën e dëmshpërblimeve të ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme përveç shpërdorimit të parave publike do të shërbente për të nxitur edhe më tej dukurinë shkatërrimtare të ndërtimeve të paligjshme, në zona të rrezikuara si dhe përsëritjen e fatkeqësive në të ardhmen, thuhet konkretisht në këtë deklaratë. Më tek, drejtuesit e Konfindustrias vlerësojnë se çdo përfshirje në faturën e dëmshpërblimeve të ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme përveç shpërdorimit të parave publike do të shërbente për të nxitur edhe më tej dukurinë shkatërrimtare të ndërtimeve të paligjshme, në zona të rrezikuara si dhe përsëritjen e fatkeqësive në të ardhmen. Por Konfindustria shpreh qëndrimin e saj për dëmshpërblim të plotë të pasurive bujqësore dhe blegtorale të popullsisë së dëmtuar në zonat e përmbytjeve përfshi edhe vlerën e dëmtimit në banesat e ndërtuara në mënyrë të ligjshme si dhe në zona të klasifikuara jo të rrezikuara në kushte normale, citojnë më tej këta drejtues. Sipas tyre, qeveria dhe vendimmarrja politike në përgjithësi duhet të kuptojnë qartë dhe sa më shpejt, se është krejtësisht e papranueshme, që taksat e qytetarëve shqiptare të shkojnë për të dëmshpërblyer pronarët e ndërtimeve të paligjshme në zona të rrezikuara, të banimit, bizneseve dhe hoteleve turistike etj, përfshi edhe ndërtimet e kryera me lejet e marra në mënyrë korruptive dhe në kundërshtim të plotë me standardet e lejueshme në fuqi. Keqadministrimi dhe moskontrolli skajor i territorit deri në formën e rënies së plotë të autoritetit shtetëror, shfaqur me lejimin e ndërtimeve të paligjshme, tërësisht jashtë standardeve të qindra e qindra shtëpive në zona qartësisht dhe historikisht të palejueshme për ndërtim bëjnë, që fatura financiare të rëndohet në mënyrë të papranueshme. Sipas të dhënave bëhet fjalë për mbi 60 për qind të ndërtimeve të përmbytura në zonën e Nënshkodrës dhe bregdetit të Lezhës të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe në zona historikisht të rrezikuara, përfundon deklarata e Konfindustrias lidhur me një fakt të tillë. Ndërkohë, Konfindustria shpreh qëndrimin e saj për dëmshpërblim të plotë të pasurive bujqësore dhe blegtorale të popullsisë së dëmtuar në zonat e përmbytjeve përfshi edhe vlerën e dëmtimit në banesat e ndërtuara në mënyrë të ligjshme si dhe në zona të klasifikuara jo të rrezikuara në kushte normale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›