E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH siguron 15 milionë euro nga eksporti i energjisë



Të ardhurat e KESH-it janë përmirësuar ndjeshëm nga energjia që është eksportuar gjatë këtij viti. Nëndrejtori i KESH-it, Muharrem Stojku, ka deklaruar dje për median se deri tashmë janë siguruar 15 milionë euro në arkën KESH-it. Ai nënvizoi se eksporti i energjisë do të vazhdojë edhe gjatë muajve të verës, ku Shqipëria do të shesë energji në 8 orët e pikët me çmim të leverdishëm dhe do importojë në orët e natës me një çmim më të lirë. Situata energjetike në vend premton jo vetëm furnizimin normal me energji për 24 orë gjatë verës, por edhe eksport të saj për muajt e nxehtë. Vendi ka një situatë shumë të mirë hidrike dhe rezerva të mjaftueshme ujore. Eksporti i energjisë do të kryhet gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht, sidomos në kohën e pikut, kur edhe çmimet e energjisë janë më të larta. KESH po eksporton gjatë muajit maj 124 milionë KWh energji elektrike, për dy shoqëri zvicerane dhe një serbe.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›