“Toleranca zero kundër krimit ka dhënë rezultate të shkëlqyera”
14/07/2009 Berisha takon drejtorin britanik të organit për luftën ndaj krimit të organizuar
Bill Hughes vlerëson angazhimin e policisë shqiptare
Kryeministri Sali Berisha ka pritur dje në një takim të veçantë drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Kundër Krimeve Serioze dhe të Organizuara të Britanisë së Madhe (SOCA), Bill Hughes. Gjatë këtij takimi kreu i qeverisë shqiptare ka falënderuar këtë institucion të rëndësishëm të luftës kundër krimit të organizuar për ndihmën që i ka dhënë policisë shqiptare ndër vite. Kryeministri Berisha ka thënë se lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar është një prioritet parësor i qeverisë që ai drejton. “Kjo platformë ka dhënë rezultate të shkëlqyera. Janë qindra grupe kriminale të shkatërruara dhe mbi një mijë persona të arrestuar. Niveli i përgjithshëm i krimit në Shqipëri është më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian. Për shkak të kësaj rënieje, ka edhe një ulje drastike të trafikut të drogës”, - ka deklaruar gjatë takimit shefi i ekzekutivit. Berisha tha se nuk ka asgjë më ndërkombëtare se krimi i organizuar dhe se përgjigjja e vendeve tona do të jetë po aq e organizuar. Ai tha se qeveria shqiptare është e gatshme të nënshkruajë çfarëdo lloj marrëveshjeje me qeverinë britanike dhe me qeveri të tjera në këtë luftë. Nga ana e tij drejtori i përgjithshëm i SOCA-s, Bill Hughes, ka deklaruar se Shqipëria dhe qeveria e saj është aleat i çmuar i Britanisë së Madhe në luftën kundër krimit të organizuar. “Për shkak të goditjes që grupet e krimit të organizuar kanë marrë në Shqipëri, tani shoh se elementë të krimit të organizuar po braktisin Shqipërinë dhe po mundohen të gjejnë strehë në vendet e rajonit. Ne do të kërkojmë që modeli i bashkëpunimit me ju të shtrihet edhe në shtetet e tjera”, - deklaroi ai. Ai i kërkoi kreut të qeverisë shqiptare rritjen e bashkëpunimin në luftën e përbashkët kundër pastrimit të parave dhe sekuestrimin e aseteve të krimit të organizuar. Huges bëri me dije se organet britanike të zbatimit të ligjit kanë një respekt gjithnjë në rritje për policinë shqiptare.