Vasili: Vëmendje të veçantë për turistët
14/07/2009 LSI për sektorin e turizmit në vend
“Shtetit shqiptar të garantojë një shtëpi të madhe turistike për të gjithë”
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi një vlerësim të veçantë për sektorin e turizmit. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Petrit Vasili, vuri në dukje se “pushteti lokal dhe ai qendror duhet të bashkëveprojnë më intensivisht së kurrë dhe në sinkron të plotë dhe shërbimet publike që ofrohen duhet të jenë sot në maksimumin e efiçencës së tyre, pasi turistët duhet të jenë në qendër të vëmendjes së shtetit shqiptar, sepse ai duhet të garantojë sot për ta një Shqipëri që duhet të jetë shtëpia e madhe turistike për të gjithë”. Gjithashtu, duke vlerësuar kushtet e krizës ekonomike, Vasili u bëri thirrje operatorëve turistike që “të ndjekin politika sa më elastike çmimesh, sa me të ulëta dhe oferta turistike sa më të favorshme”.
Negociatat Berisha–Meta
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka vonuar të bëjë një sqarim lidhur me negociatat mes kreut të saj Ilir Meta dhe Kryeministrit Sali Berisha mbi kompozimin e koalicionit të ri qeveritar. Kështu, duke hedhur poshtë zërat se dy ditë më parë mes Metës dhe Berishës ishte zhvilluar një takim informal në qytetin e Pogradecit, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh qartë se “negociatat do të jenë transparente, të hapura, në kohën dhe në çastin e duhur”.