Viti 2008, më shumë procedime penale se një vit më parë
05/03/2009 Analiza e Prokurorisë Elbasan, merr pjesë dhe Kryeprokurorja Ina Rama
Prezantohet puna e këtij institucioni, Rama asnjë koment
ELBASAN-Kryeprokurorja Ina Rama ka marrë pjesë në analizën vjetore të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan, pasi një turi në prokuroritë e tjera të vendit. Megjithëse nisja e kësaj analize ishte lajmëruar rreth orës 13.00 vonesat kanë bërë që të shtyhet deri në mbërritjen e kreut të akuzës. Ina Rama e ndjekur nga kryeprokurori i rrethit Elvin Gokaj ka dashur të jetë përballë prokurorëve të Elbasanit pa praninë e mediave. Megjithëse gazetarët pas një pritje të gjatë janë munduar t’i bëjnë pyetje për situatën aktuale, Rama ka preferuar të mos përgjigjet duke e mbyllur në heshtje të plotë ndalesën e saj në Prokurorinë e Elbasanit. Në Elbasan ajo ka vënë re sidomos ambientet e ngushta dhe kushtet aspak të mira për punën e prokurorëve. Prokuroria Elbasan konfirmon se në gjykim janë të mbartura nga vitet e mëparshme 645 çështje penale me 787 të pandehur nga të cilët 267 të arrestuar. Ndërsa për vitin 2008 ka përfunduar gjykimi për 424 çështje me 483 të pandehur nga të cilët 174 të arrestuar. Nga këto është dhënë pafajësi nga gjykata për 13 të pandehur, është pushuar çështja për 27 të pandehur kryesisht raste të heqjes dorë nga ankimimi prej të dëmtuarve. Për vitin 2008 është punuar për 18771 procedime penale me 450 të pandehur nga të cilët 216 të arrestuar. Nga këto të dhëna bëhet e ditur se numri i procedimeve penale për vitin 2008 është më i madh se ai i vitit 2007 dhe veprat penale kanë një përhapje afërsisht të barabartë si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale. Për vitin 2008 veprat penale më të përhapura kanë qenë vjedhja, plagosjet dhe vetëvrasjet. Këtë vit vihet re një shtim edhe i procedimeve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, falsifikim dokumentesh dhe procedime të lidhura me doganat. Prokuroria ka çuar për gjykim 381 procedime penale me 449 të pandehur nga të cilët 173 të arrestuar. Janë pushuar 492 procedime nga të cilat 41 për mungesë provash, 27 për mungesë fakti dhe 424 për shkaqe të tjera. Janë ankimuar në gjykatë 25 vendime për pushimin e mosfillimin e çështjes penale për të cilat është lënë në fuqi kërkesa e prokurorit për 6 kërkesa, pushuar gjykimi për 4 kërkesa, ndërsa janë ende në gjykim 14 kërkesa. Prokurorët kanë marrë pjesë në gjyqet administrative penale me objekt lirim me kusht për 198 të dënuar nga të cilat janë pranuar 22 kërkesa. Po kështu është kërkuar ndryshimit të llojit të sigurisë nga 57 të dënuar, caktim i llojit të sigurisë për 6 të dënuar, përfitim nga amnistitë për 21 të dënuar, ndërsa lirim para kohe për shkak të sëmundjeve për 7 të dënuar.