Çelen tre programe masteri te Politekniku
Tre programe të reja të ciklit të dytë janë çelur dje nga Këshilli i Ministrave. Programet janë në Inxhinieri mjedisi me dy profile: Trajtim uji dhe Energjetikë, si edhe në Inxhinieri ndërtimi me profil gjeoteknik. Për këto tri profile janë përcaktuar 75 kuota, 25 për secilën, ndërkohë që tarifa e shkollimit do të jetë 40 mijë lekë të reja për program në vit. Studimet zgjasin minimalisht 2 vite dhe nevojiten 120 kredite për të përfunduar ciklin e dytë.
Kuota e tarifa
“Kuota e pranimeve në programet e mësipërme të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në Universitetin Politeknik të Tiranës, për vitin akademik 2008-2009, të jenë: Inxhinieri mjedisi 50; Inxhinieri ndërtimi, profili gjeoteknik 25”, – përcakton vendimi i Këshillit të Ministrave. Vlen të theksohet se në këto profile nuk do të kandidojnë vetëm ata që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve pranë këtyre departamenteve, por edhe të tjerë, për të cilët është përcaktuar 30% e kuotave në total.
“Universiteti Politeknik i Tiranës shpërndan kuotat e vëna në dispozicion të tij, në masën jo më pak se 30% për studentët që kanë përfunduar të paktën ciklin e parë të studimeve në institucionet e tjera të arsimit të lartë, dhe jo më shumë se 70 % për ata që i kanë përfunduar këto studime pranë tij. Në rastet kur nuk ka kandidatë nga institucionet e tjera të arsimit të lartë që plotësojnë kriteret, atëherë Universiteti Politeknik i Tiranës ka të drejtë të plotësojë kuotën e vënë në dispozicion me studentët që janë diplomuar në të”, – përcakton vendimi.
Bursa
Vendimi i djeshëm i Këshillit të Ministrave u përcakton bursë 50% shtresave në nevojë dhe një sërë kategorive të tjera, ndërkohë që përcakton bursë të plotë për studentët e shkëlqyer.
“Kandidatët që u përkasin shtresave sociale, si: të verbër, të shurdhër, invalidë paraplegjikë dhe tetraplegjikë, studentë me aftësi të kufizuara, fëmijë romë apo fëmijë të policëve, të rënë ose të plagosur, për shkak të detyrës, të ish-të përndjekurve politikë, që do të fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi, të ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë, do të paguajnë 50% të tarifës së shkollimit”, – thotë vendimi.
Në çdo program studimi, në ciklin e dytë të studimeve, me kohë të plotë studentët e shkëlqyer nga cikli i parë dhe nga cikli i dytë, nuk e paguajnë tarifën e shkollimit, për vitin akademik pasardhës.