Krisma armësh 50 metra larg policisë, një i vdekur dy të plagosur
09/12/2010 Autorët bënë debat para ngjarjes, shoqërohen 10 persona
BERAT- Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e djeshme qytetin e Beratit, ku një person humbi jetën, ndërkohë që dy të tjerë ngelën të plagosur rëndë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:15 minuta në lagjen "30 Vjetori" të këtij qyteti vetëm 50 metra larg Drejtorisë së Policisë së Qarkut. Një person ende i paidentifikuar nga policia qëlloi me armë zjarri ndaj tre personave që ndodheshin të ulur në një lokal, ndërkohë që njëri prej të cilëve ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Rreth orës 18:15 minuta në qendër të lagjes "30 Vjetori" janë dëgjuar krisma armësh në ambientet e jashtme të një lokali ku ndodheshin të ulur Avdyl Kondi, së bashku me kushëririn e tij Lefter Kondi dhe shokun e tyre Aurel Qerja. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se të tre këta personat kanë qenë të ulur në lokalin e marrë me qira nga Avdyl Kondi në pjesën e jashtme të tij. Po të njëjtat burime pohojnë se, kanë qenë dy persona ende të paidentifikuar nga policia, të cilët janë ofruar në verandën e lokalit ku ndodheshin Kondi, kushëriri i tij Lefter dhe shoku i tyre Aurel Qerja, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Të alarmuar nga krismat e armëve klientët e lokalit, por dhe kalimtarë të rastit, të cilët janë ofruar për ti dhënë ndihmën e parë të plagosurve. 38-vjeçari Kondi, banor i fshatit Starovë në rrethin e Beratit mësohet se ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e një plage të shkaktuar me armë zjarri në kokë. Ndërkohë që dy të plagosurit e tjerë janë dërguar menjëherë drejt spitalit të qytetit. Burime pranë Repartit të Kirurgjisë bëjnë me dije se, rreth orës 18:30 kanë mbërritur në gjendje të rëndë për jetën Aurel Qerja dhe Lefter
Kondi. Po kështu mësohet se Aurel Qerja është paraqitur me një plagë armë zjarri në këmbë dhe një tjetër në bark, ndërkohë që ka marrë ndihmën e parë shëndetësore dhe më pas është dërguar menjëherë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë për jetën. Ndërkohë, që i plagosuri tjetër Lefter Kondi, ndodhet aktualisht në spitalin e Beratit nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet në gjendje më të stabilizuar shëndetësore. Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur menjëherë ekspertë të policisë së këtij qyteti, të cilët nisën hetimet rreth kësaj ngjarje. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka bllokuar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja të një arme automatike. Për më tepër se 60 minuta ekspertët e policisë kanë punuar në vendin e ngjarjes duke hetuar mbi mundësitë e gjetjes së gjurmëve të autorëve të kësaj ngjarje të rëndë. Policia shoqëroi më pas në organin blu 10 persona, të cilët po pyeten rreth kësaj ngjarje, ndërkohë që ende nuk ka autorë të identifikuar. Nga marrja në pyetje e personave që kanë
qenë dëshmitarë në vendin e ngjarjes është mësuar se autorët janë afruar në lokalin e marrë me qira nga viktima Avdyl Kondi, i cili ndodhej me kushëririn e tij Lefter dhe shokun e tyre Aurel Qerja dhe pasi ka debatuar për pak minuta kanë qëlluar në drejtim të tyre dhe më pas janë larguar në një rrugicë të lagjes "30 Vjetori". Sipas burimeve të policisë, hetimet janë shtrirje në disa pista në atë të larjes së një hesapi të vjetër dhe ajo e grindjes së çastit. S. Gorrica