E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionët e botës shpëtohen nga Silva

Kampionet e botës kthehen në fushën e lojës pas trimufit në Afriken e Jugut. Një Spanjë e etur nga suksesi dhe e pa motivuar por në fund shpëtohet nga blerja më e bujshme e Mancester Sitit, por i pa dëshiruar nga Vinsente del Boske gjatë aventurës në Afrikë.
David Silva është heroi i Spanjës, pasi ka barazuar rezultatin në momentet e fundit të sfidës së zhvilluar në Meksikë për nderë të 200 vjetorit të pavarësisë së meksikanëve nga spanjollët.
Meksika shfaqi paraqitje tejet të mirë, por edhe spanjollët nuk ishin të përqëndruar për të krijuar lojë fituese por vetëm atraktive pasi luanin së bashku me të mirët e globi. Javier Hernandez u përkujdes që pas 15 minutash lojë Meksika të kalonte në epërsi, teksa i vetëm pa problem shënoi në duel me Iker Casillas. Kjo sfidë mund të konsiderohet dhe si sfida e transferimeve verore. Havjer Hernadez një nga sulmuesit më të rrezikshëm për Meksikën në kupën e botës dhe sulmuesi më në formë tek Mancester Siti nuk harron të shënojë dhe përballë kampionëve të botës.
Megjithatë, atëherë kur të gjithë menduan se Meksika do të shënonte fitore jubilare dhe historike, David Silva nuk ishte në të njëjtin mendim pasi me një goditje të lehtë barazoi rezultatin për të shokuar te zotet e shtëpisë.
Kjo paraqitje e kampionve të botës nuk është aspak imnpresionuese, marrë parasysh faktin se pas tre javësh Spanja fillon kualifikimet për Euro 2012 me sfidën ndaj Liechtensteinit, për Bel Bosken kjo situatë nuk është shqetësuese pasi iberikët dinë të fitojnë kur vjen momenti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›