Kaosi ajror anulon delegacionet
Partitë e majta
Bllokimi i hapësirës ajrore europiane, si pasojë e shpërndarjes së pluhurit vullkanik në qiellin e mbarë kontinentit, ka ndikuar edhe në veprimtarinë e rregullt të Kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste. Siç mësohet nga burime pranë selisë blu, pjesa më e madhe e delegacioneve të partive socialiste europiane kanë anuluar pjesëmarrjen si pasojë e bllokimit të aeroporteve. Sipas fesave të shpërndara pritej që në kongresin e sotëm të ishin prezentë drejtues të disa prej partive të majta të vendeve të Bashkimit Europian, si dhe krerë të grupit parlamentar socialist në Parlamentin Europian. Megjithatë, mësohet që do të jenë prezentë disa delegacione nga Kosova dhe vendet e rajonit që kanë përdorur rrugën automobilistike.
#