Raporti me problemet që nuk u trajtuan
Në raportin vjetor 2009, KSHC kishte paraqitur një sërë problematikash që shkelnin hapur ligjin e statusit të shërbimit civil, sa i takon rekrutimit dhe kontratave. Me raste të shumta që preknin institucionet qendrore, si dhe bashkitë, KSHC jepte disa rekomandime të respektimit të ligjit, por edhe të ndryshimit të tij, sa i takon konkurrimit apo procedurës së marrjes në punë përmes kontratës. KSHC ka shqyrtuar rreth 70 ankesa të punonjësve me status, ku gjysma kishin të bënin me vërejtjet në punë, kurse pjesa tjetër për largimet. KSHC vë në dukje faktin se pavarësisht numrit të vogël të ankesave, rreth 30, nga 6 mijë punonjës me status që ka sot administrata, nuk kanë munguar problemet e shumta gjatë inspektimit, sa i takon konkurrimit, lëvizjeve paralele, apo uljes dhe ngritjes në detyrë. Nga inspektimet është konstatuar fakti i ndryshimeve në strukturat organizative, duke krijuar më shumë drejtori dhe sektorë, pa pasur në dispozicion zyra dhe numër të vogël specialistësh. “Mendojmë se deformimi i strukturës vjen si rezultat e përpjekjes për të shtuar në strukturë pozicione pune të nivelit të mesëm dhe të lartë drejtues të cilët paguhen më shumë, edhe pse mund të mos jenë në përputhje me nevojat aktuale të institucionit”, thekson raporti.
Rekrutimet me kontratë. Në Komisionin e Ligjeve nuk u trajtua asnjë problem i paraqitur në raport, por iu dha rëndësi leximit të rezolutës për propozimin e shkarkimit në bllok të anëtarëve të KSHC.