Kapet hajduti në plazhin e Golemit
Arrestimi
Bashkë me pushuesit, në bregdet kanë dalë edhe hajdutët. Një i tillë është arrestuar dy ditë më parë nga Policia e Kavajës, e cila ishte njoftuar nga disa turistë, të cilët e kanë kapur të riun duke vjedhur në një çadër. Burimet policore bënë të ditur se shërbimet e Kavajës arrestuan në flagrancë Endrit Adem Kalotin, 22 vjeç, banues në Tiranë. Sipas të dhënave nga dosja hetimore, rreth mesditës, është kapur në flagrancë në plazhin e Golemit, duke vjedhur një varëse floriri, si dhe disa sende personale në çadrën e një gruaje. Ai është vënë re nga pushuesit e tjerë, të cilët e kanë izoluar dhe kanë njoftuar shërbimet e policisë, duke e shoqëruar në komisariat, ku më vonë është arrestuar për vjedhje.
#