Vodhën 70 kv krom, dy në pranga
Elbasan
Dy persona janë ndaluar nga policia e Elbasanit për vjedhje dhe transport ilegal të mineralit të kromit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, Lavdim Shkira, 45 vjeç nga fshati Buqezë i Pogradecit dhe Afrim Dervishi 33 vjeç nga fshatin Katjel i Librazhdit u arrestuan mesnatën e së mërkurës, pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar me një kamion 70 kuintalë mineral kromi të vjedhur në Katjelit. Policia ka nisur punën për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale, ndërkohë që materialet i janë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.
#