E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i kërkuari për vjedhje me dhunë

Kurbin

Kërkohej prej një muaji nga Policia e Kurbinit për vjedhje, pranga një 24-vjeçari. Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se është ndaluar Elvis Tafa, 24 vjeç, banor i fshatit Sanxhak të Kurbinit. Të njëjtat burime saktësojnë se arrestimi i Tafës është kryer për arsye se ai ka qenë i shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Kurbin që nga data 24 mars e këtij viti, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të “vjedhjes me dhunë”. Të njëjtat burime shprehen se Tafa dyshohet t’i ketë marrë një banoreje të lagjes Nr. 2 në Laç një varëse floriri në momentin që ajo po kthehej në shtëpi. Duke përfituar nga errësira 24-vjeçari i ka tërhequr varësen nga qafa dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Policia e Kurbinit, pas mbledhjes së të dhënave operative dhe mbledhjes së informacionit, ka shpallur në kërkim Elvis Tafën, ku më pas edhe ka kryer arrestimin e tij.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›