E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohet Çakrri, kishte mbaruar dënimin para 4 muajve

ÇAKRRI


Dëshmitari i vrasjes së deputetit demokrat ka të hapur një hetim për arratisjen nga burgu i Lezhës


TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet, me kërkesë të shtetasit Petrit Cakrri, i njohur ndryshe edhe si një nga dëshmitarët e vrasjes së Azem Hajdarit, vendosi lirimin e tij nga qelia, pasi prej 4 muajsh kishte mbaruar vitet e dënimit dhe mbahej në burg padrejtësisht.


Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranë togave të zeza, të cilat shtuan se ishte kërkesa e të dënuarit Çakrri që u miratua nga gjyqtari Artan Broci për përllogaritjen e dënimit të mbajtur, ku rezultoi se këtu e 4 muaj më parë, ai kishte përfunduar ditët e dënimeve të marra ndaj tij.


Mësohet se Çakrri ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit për "vjedhje me dhunë" dhe më pas nga Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet për "vjedhje me anë të mashtrimit" brenda qelisë së paraburgimit "Mine Peza", ku mashtroi ish-shokun e tij të qelisë.


Ndërkohë, pranë prokurorisë së Lezhës po vazhdojnë hetimet për "arratisjen" nga burgu të Petrit Çakrrit, i cili në fillim të vitit 2009 duke përfituar nga sjella e mirë përfitoi një javë leje nga drejtoria e burgut të Shën Kollit.


Me të marr lejen e burgu nuk preferoi të kthehet më, deri në ditët e para të muajt maj ku edhe u arrestua për tu izoluar sërish në qeli. Gjithashtu, Çakrri njihet si një ndër dëshmitarët kryesorë në procesin kundër të pandehurve që janë dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit.


Petrit Çakrri ndodhej i vetëm në sallën e gjyqit, kur u gjykua për "vjedhje me anë të mashtrimit" bashkë me kunatin e tij, ku i grabiten me anë të mashtrimit 20 mijë dollarë të dënuarit me 20 vjet heqje lirie, Fatmir Kallashi. Ky i fundit, sipas prokurorit, ka qenë në të njëjtën dhomë me Petrit Çakrrin, në burgun "Mine Peza" (302).


Duke luajtur brenda qelisë, dy të pandehurit Çakrri në bisedë e sipër i ka premtuar se do ta lironte nga burgu, nëse do të paguante shumën prej 20 mijë dollarësh. Fatmir Kallashi ka pranuar të bashkëpunojë me Çakrrin, në këmbim të lirisë së shumëkërkuar.


Ai i ka thënë bashkëshortes të dorëzojë tek Besnik Sulaj 20 mijë dollarë e më pas të presë rezultatin e bisedimeve me prokurorët ose gjyqtarët. Besnik Sulaj, kunati i Çakrrit, ka marrë paratë dhe nuk është bërë i gjallë, edhe pse policia e shpalli në kërkim.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›