Kapet roja i kazinosë, vodhi 6 milionë lekë
12/10/2011 Akuzë se grabiti lekët e xhiros, merret në pyetje 37-vjeçari
TIRANË- Roja i një kazinoje u arrestua nga policia, sepse akuzohet se ka vjedhur 6 milionë lekë të vjetra tek vendi i tij i punës. Burimet zyrtare të policisë së Tiranës thanë se për veprën penale të vjedhjes nga komisariati nr.3 Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.Çerepi, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, punonjës në firmën “Apeks”, sepse pardje rreth orës 06.50, në Rrugën Egnatia, ka marrë në dorëzim punën, në firmën “Apeks” lojëra fati dhe pas vazhdimit të punës rreth orës 08.00, nga kontrolli i bërë nga menaxheri i kësaj pike, rezulton se në kasafortën që administrohej për llogari të kësaj firme, mungon një shumë prej rreth 600.000 lekësh. Ai është marrë në pyetje ku po jep deklarimet e tij, ndërsa janë marrë edhe dëshmitë e punonjësve të tjerë të kësaj kompanie. Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë në ngarkim të tij, për konsumim të veprës penale të “vjedhjes”.