Vrasja e gjyqtarit, pyeten 100 persona, mes tyre pronarë tokash
12/10/2011 Verifikohen me imtësi mijëra telefonata, deri tani asnjë dritë për zbulimin e autorëve
TIRANE- Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga vrasja mafioze e gjyqtarit të Vlorës Skerdilajd Konomi, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia ende nuk kanë arritur të finalizojnë hetimet me një emër konkret. Mbi 100 persona janë pyetur gjatë kësaj kohe, ku mes tyre kanë qenë familjarë, dëshmitarë në vendngjarje, por dhe kolegët e gjyqtarit të Vlorës, por që deri më tani asnjëri prej tyre s’ka pohuar emra konkrete se kush mund të ketë urdhëruar eliminimin fizik të 33-vjeçarit Konomi. Ndërsa aktualisht janë duke u pyetur edhe disa pronarë tokash në Hamallaj dhe gjirin e Lalëzit. Gjithashtu përparësi po i kushtohet dhe personave me suport të madh ekonomik, që kishin shfaqur interesin e tyre për të ndërtuar fshatra turistike në zonën e Hamallajt. Disa prej këtyre biznesmenëve janë pyetur nga Prokuroria, por që në fakt, asnjëri prej tyre s’ ka pranuar të ketë pasur konflikte me gjyqtarin e vrarë Skerdilajd Konomi. Ndërkohë që edhe pas një muaj hetime, për Prokurorinë e Krimeve të Rënda pista kryesore vazhdon të qëndrojë ajo e konfliktit të pronave megjithatë nuk është përjashtuar ende edhe pista e vrasjes për shkak të detyrës. Në këtë drejtim janë duke u verifikuar të paktën dy procese gjyqësore për konflikte me pronat në Vlorë, që Skerdilajd Konomi i ka gjykuar në emër të shtetit. Për zbardhjen e autorëve të këtij krimi grupi hetimor është ndarë në tre pjesë një në policinë e Vlorës, ndërsa dy grupet e tjera në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Policinë e Shtetit. Për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje, prej disa ditësh hetuesit po verifikojnë me imtësi mijëra telefonata që janë kryer rreth kufirit kohor 09:00 deri në 09:05 të mëngjesit të ditës së premte pranë vendit kur ndodhi shpërthimi. Verifikimi në këtë drejtim është në fazën fillestare, por hetuesit shpresojnë të lokalizojnë numrin që ka aktivizuar telefonin bombë, me 500 gramë tritol që ishte vendosur nga autorët poshtë sediljes ku ishte ulur Skerdilajd Konomi. Ndonëse ka kaluar një muaj nga vrasja, hetimi është ende në fazën e verifikimit, ndërsa nuk ka asnjë autor të dyshuar për vrasjen.