Meta: Programi, prioritet punësimi
05/05/2009 Fushata, ekipi drejtues i LSI-së në Petrelë
“Për çdo vend pune të ri, zbritje nga tatimet çdo muaj deri në 50 mijë për biznesin”
“Kemi programin më të qartë për punësimin dhe programin më të qartë për bujqësinë”, - ky ishte premtimi i bërë dje nga kreu i LSI-së Ilir Meta gjatë një takimi që zhvilloi me banorë të Petrelës. Gjatë bisedës me banorët Meta u shpreh se “ne kemi disa muaj që i themi qeverisë ‘sill në Parlament një plan për krizën’, si do të ndihmohet biznesi, që t’ua lehtësojmë kreditë, sepse është situatë e vështirë për popullin, për biznesin dhe për të gjithë. Por paradoksalisht Berisha thotë se Shqipëria dhe Kina janë vendet më të zhvilluara në botë, ndërsa vendi vazhdon të jetë në krizë”. Sipas tij, LSI-ja e ka bërë të qartë se prioriteti i saj është punësimi. “Për të realizuar këtë gjë, do të marrim disa masa. Për bizneset e reja kemi thënë se për tre vjet nuk do të paguajnë asnjë tatim-fitim, vetëm që të hapin vende pune. Së dyti, për çdo vend pune të ri që hap një biznes ekzistues ne do të bëjmë një zbritje nga tatimet çdo muaj deri në 50 mijë lekë të vjetra, sepse i gjithë qëllimi është si të shtohen vende pune përderisa problemi kryesor është papunësia”, - vlerësoi Meta gjatë fjalës së tij. Po në këtë linjë, Meta vuri në dukje dhe një tjetër çështje që lidhej me sektorin bujqësor. “Ne jemi shprehur si ta nxjerrim bujqësinë nga kriza, dhe bujqësia nga kriza nuk del me llafe, bujqësia do mbështetje, duhet vlerësuar kostoja e prodhimit, duhet orientuar prodhimi që të grumbullohet më thjeshtë, duhet krijuar industria përpunuese, në mënyrë që të ketë ku ta dërgojë prodhimin”, - vlerësoi Meta. Në gjykimin e tij, shteti duhet të vendosë një fond garancie për bankat, në mënyrë që ata të marrin guximin të japin kredi për zhvillimin e bujqësisë dhe të fermave të ndryshme, apo të bizneseve të ndryshme në bujqësi apo në agropërpunim.
Vizita në spital
“Lëvizja Socialiste për Integrim do t’i kushtojë një vëmendje prioritare shëndetësisë, sidomos në pajisjen me teknologjinë moderne të domosdoshme për mjekimin e të sëmurëve në vendin tonë dhe jo në spitalet jashtë”, - u shpreh kreu i kësaj partie Ilir Meta gjatë vizitës së zhvilluar dje në spitalin rajonal të Durrësit.