E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat e identitetit na shërbyen vetëm për zgjedhje, certifikatat i vetmi mjet identifikimi që njihet nga institucionet

Nëse shtetasit shqiptarë menduan se do të shpëtonin një herë e mirë nga certifikatat, nxjerrja e tyre si dhe radhët e gjata në gjendjet civile gabuan. Në momentin që nisi aplikimi për kartat e identitetit qytetarët u gëzuan se tani do të kemi një mjet identifimi si gjithë shtetasit evropian dhe se do ti shpëtonte një herë e mira nga gangrena e certifikatave. Me sa duket u gëzuan kot pasi deri më tani si dhe për dia kohë të tjera të gjitha premtimet lidhur me kartat do të jenë të parealizueshme.
Kartat e identitet, nuk mund të shërbejnë më pas zgjedhjeve në Shqipëri. Kryetarja e njësisë bashkiake numër 1 në kryeqytet, Lindita Nikolla, lidhur me këtë proces u shpreh se: Çdo procedurë në gjendjet civile në të gjithë Shqipërinë, nuk mund të kryhen me anë të kartave të identitetit siç është premtuar para zgjedhjeve, pasi vendi jonë nuk disponon akoma infrastrukturën elektronike moderne për të lexuar kartat e identiteti. Sipas Nikollës, edhe për të lidhur një celebrim midis dy të rinjve nuk mund të bëhet me anë të kartave të identitetit, por vetëm me anë të certifikatave familjare. Në zyrën e gjendjes civile, në minibashkinë tonë, nuk mund të kryhet asnjëlloj procedure nga ana e qytetarëve, me anë të kartës së identitetit, u shpreh Nikolla. Sipas saj ky ishte një trillim nga politika shqiptare, dhe deri tani kartat e identitetit kane kryer vetëm një funksion, i cili ka qenë vetëm ai i të drejtës për të votuar, sepse në jetën e përditshme qytetarëve shqiptarë do ju nevojiten sërish certifikatat. Gjithashtu edhe për të bërë regjistrimet për në Universitete, studentët nuk mund ta bëjnë me anë të kartës së identitetit, sepse në të nuk janë të regjistruara të gjitha të dhënat e personit për të arritur në regjistrim të plotë të tij. Gjithashtu leximi i kartës së identitetit nuk mund të behet edhe nga ana e policisë sepse nuk kane mjete për të lexuar shenjat e gishtave te vendosura, në kartën e identiteti. Pra edhe pse u mendua se me kartën e identitetit çdo shqiptar do te afrohej me tepër me shtetasit e tjerë evropiane, nuk është e mundur sepse nga vetë struktura e kartës së identitetit, ku është i vendosur vetëm emri dhe mbiemri i personit dhe shenjat e gishtave të cilat nuk mund te lexohen nga askush, mund të thuhet qe kartat e identiteti ishin thjeshtë një mashtrim para zgjedhjeve në Shqipëri.
Karta e identitetit nuk i zëvendësojnë dot certifikatat
Kartat e identitetit, të reklamuara, si i vetmi dokument ligjor, që do të kenë në dorë shtetasit shqiptarë, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 28 Qershorit 2009, mbetën plotësisht të pa vlefshme. Njerëzve, që u nevojitet të identifikohen në zyrat e institucioneve shtetërore, por edhe jashtë vendit, vazhdojnë tu drejtohen në mënyrë masive certifikatave personale e familjare të Zyrave të Gjendjes Civile. Këtë fakt e konfirmojnë edhe vetë qytetarët të cilëve ju kërkohen të marrin certifikatat për t'u identifikuar në zyrat e shtetit.
Kartat e reja të identitetit nuk njihen nga autoritetet kufitare
Sezoni turistik i këtij viti duket se i gjen të papërgatitur strukturat e doganës së Kosovës në kufi me Kukësin. Fluksi i automjeteve që udhëtojnë në drejtim të Shqipërisë është i lartë, ndërkohë që personeli i doganës së Vërmicës është modest për të përballuar hyrjet në kufi. Duke filluar nga data 1 korrik, në doganën e Morinit kanë hyrë mbi 7 mijë mjete në ditë, të cilat kanë për destinacion bregdetin e Shqipërisë. Udhëtarët dhe drejtuesit e mjeteve tregojnë se në pjesën e Kosovës janë krijuar radhë të gjata, ku duhet të presësh më shumë se katër orë për të kaluar në doganën e Morinit, ku ka një personel shtesë që e përballon më lehtë fluksin e lëvizjes. Numri më i madh i mjeteve ka qarkulluar të shtunën, ku gjatë gjithë ditës kaluan traun më shumë se 11 mijë automjete dhe ku radha nga dogana deri në fshatin Zhur shkonte deri në 10 kilometra gjatësi. Në doganën e Vërmicës së Prizrenit ka vetëm dy sportele, ku edhe thjesht numri i personave dhe ndonjë kontroll sipërfaqësor i mjeteve shkakton vonesa dhe nervozizëm tek udhëtarët. Një problem i hasur gjatë këtyre ditëve është mosnjohja e kartave të identitetit të shtetasve shqiptarë. Doganat e Kosovës, e respektivisht ajo e Morinit në Kukës por edhe të tjera, nuk i njohin kartat e identitetit të shtetasve të Shqipërisë, edhe pse për to është folur aq shumë për elementët e sigurisë. Qindra banorë të Kukësit këto ditë janë kthyer mbrapsht në doganën e Vërmicës, pasi kishin menduar se më në fund do të mund të udhëtonin me karta identiteti.

******************************************************************
A do të zbatohet vendimi i qeverisë për kartat e identitetit?!
Megjithëse nga qeveria është dhënë një vendim i formës së prerë që të njihen kartat e identitetit si i vetmi mjet identifikimi për çdo shtetas nën 16-vjeç deri më tani nuk është zbatuar një gjë e tillë. Sipas punonjësve të gjendjeve civile është bërë e ditur se kjo gjë nuk do të bëhet e mundur edhe për shumë kohë pasi mungojnë aparaturat e duhura për leximin e këtyre kartave. Në bazë të vendimeve të qeverisë në fund të muajit maj të kij viti u bë e ditur se, tanimë certifikata personale me fotografi do të përdoret si dokument identifikimi vetëm për shtetasit nën moshën 16 vjeç. Institucionet publike dhe jo publike do të mbajnë shënim numrin personal dhe numrin e letërnjoftimit, si dhe mund të bëjnë fotokopje të letërnjoftimit të shtetasve, të cilëve u shërbejnë, nëse u nevojitet ky dokument si pjesë përbërëse e praktikës përkatëse. Në vendimin e qeverisë sqarohet gjithashtu se, në rastet kur shtetasit nuk disponojnë letërnjoftim për arsye të justifikuara, lejohet përdorimi i certifikatës personale me fotografi, si dokument identifikimi, deri më 31 dhjetor 2009, në përputhje me dispozitat e parashikuara në aktet e tjera ligjore dhe nënligjore. Për zbatimin këtij vendimi, Këshilli i Ministrave është treguar strikt, duke parashikuar edhe sanksione në rast të shkeljes së këtij vendimi. Kështu, sipas vendimit të qeverisë, ndaj punonjësve të institucioneve publike dhe jopublike, vendase, në rast të moszbatimit të dispozitave të parashikuara në këtë vendim, do të merren masa disiplinore. Fillimisht do të vihet një gjobë, e cila kap vlerën e gjysmës së pagës, në rast përsëritjeje, gjoba shkon në vlerën e një page dhe, nëse ripërsëritet, kalohet në pezullim nga detyra. Ky është vendimi i fundit që qeveria ka nxjerrë lidhur me zbatimin e kartave të identitetit, duke vendosur tashmë që letërnjoftimi nuk do të përdoret vetëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por do të shërbejë si dokument identifikimi për të gjitha institucionet, ashtu siç janë përdorur më parë certifikatat personale. Këto të fundit do të lëshohen vetëm për personat nën 16 vjeç. Megjithatë, qeveria ka lënë një hapësirë edhe për ata kategori njerëzish, të cilët për arsye objektive nuk janë të pajisur me kartën e identitetit. Për këtë arsye, certifikatat personale do të njihen nga institucionet publike dhe jo publike deri në fund të muajit dhjetor 2009.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›