Vendimi i Qeverisë nuk njihet nga posta, vazhdon shitja e kuponëve me 1200 lekë

Ministria e Financave nuk ka dërguar në postë vendimin për uljen e çmimit të kartave
Qytetarët e kryeqytetit vazhdojnë ti blejnë kuponët e aplikimit për tu pajisur me kartën e identitetit më 1200 lekë të rinj, në kundërshtim me deklaratat e qeverisë, sipas të cilave çmimi i letërnjoftimeve do të jetë 200 lekë. Ndonëse Këshilli i Ministrave vendosi që të ulë çmimin e pajisjes me letërnjoftimet e reja nga 1200 lekë në 200 lekë, pranë zyrave postare ku blihen kuponët asnjë qytetar nuk ka përfituar nga ky vendim, duk i blerë
ende ato me 1200 lekë. Deri më tani, nga ky vendim kanë përfituar vetëm pensionistët dhe studentët të pajisur me vërtetim, ndërsa të gjithë kategoritë e tjera shoqërore i janë nënshtruar tarifës së mëparshme prej 1200 lekëve. Edhe qytetarët e trajtuar me ndihmë ekonomike e kanë blerë kuponin për tu pajisur me kartën e identitetit me 1200 lekë, ndërkohë jetojnë me shpresë së do të rimbursohen sipas vendimit të fundit të qeverisë. Ndërkaq, për sa i përket rimbursimit të vlerës së kartës së identitetit, deri më tani asnjë nga kategorie të shoqërisë që kanë përfituar ulje me vendimet e mëparshme, si studentët invalidët etj., nuk u janë kthyer vlera e kuponëve që kanë blerë. Në zyrat postare të kryeqytetit të në dispozicion për të pajisur qytetarët me kuponë, si rrjedhojë e informacionit të dhënë në media për uljen e çmimit të kartave të identitetit, ishin mbledhur me qindra qytetarë, ndërkohë që pjesa ktheheshin të zhgënjyer me duar bosh. Shumë qytetarë ankoheshin, sidomos kategoria e trajtuar me ndihmë ekonomike, se janë mashtruar nga qeveria për uljen e çmimit të kartave. Meqenëse dëgjuam në televizor se çmimi i kartave të identitetit do jetë me 200 lekë për të gjithë qytetarët pa pasaportë, erdha të blej kuponin, por çmimi nuk ishte ashtu siç na informuar por 1200 lekë. Punonjësit e zyrave postare që shesin kuponët për aplikim, më thanë se nuk kemi asnjë urdhër për ti dhënë kuponët me 200 lekë. Kështu më duhet të pres deri kur çmimi i kartave të ulet vërtetë. Ndonëse trajtohem me ndihmë ekonomike, nuk besoj se do të rimbursohen kartat më pas, u shpreh për gazetën SOT, Hajrie Hysa. Dallimi preferencial i shtresave të qytetarëve për uljen e çmimit të kartave identiteti ka krijuar një kaos të shëmtuar pranë zyrave postare, duke ulur ndjeshëm numrin e aplikuesve. Edhe pranë zyrave për aplikim dhe pajisjen e kartave të identitetit konstatohen konflikte midis qytetarëve dhe punonjësve të këtyre zyrave për çmimin dhe rimbursimin e kartave.
Gjithashtu edhe studentët që kanë aplikuar kohë më parë për tu pajisur, jo vetëm që nuk janë pajisur ende me letërnjoftimet e reja elektronike, por asnjë prej tyre nuk janë rimbursuar. Jam student dhe kam aplikuar që në fillim të muajt mars, duke paguar tarifën prej 1200 lekësh. Ende nuk kam marrë asnjë lloj kompensimi siç është deklaruar. Por ajo që më shqetëson më shumë është së se kam shkuar 100 herë pranë zyrave dhe ende nuk më ka dalë karta e re elektronike. Tashmë më ka dalë sërish emri në listën e atyre që duhet të aplikojmë për tu pajisur, shprehet Kledi Toçi. Moszbatimi i vendimit të qeverisë për çmimin e kartave i ka dhënë një goditje tjetër të fortë procesit të pajisjes së shtetasve me letërnjoftimet e reja elektronike. Pasi të gjithë qytetarët pa pasaportë që nuk kanë aplikuar deri më tani, presin ti këto karta me 200 lekë ashtu siç është deklaruar. Natyrisht, ky fenomen po ndikon për vonesa të mëtejshme të procesit të pajisjes së shtetasve, e sidomos brenda 28 qershorit.
Qytetarët me ndihmë ekonomike dhe invalidët
Si të gjithë të tjerët, edhe qytetarët e trajtuar me ndihmë ekonomike bashkë me invalidët që nuk disponojnë një pasaportë, po i blejnë kuponët e aplikimin për pajisjen me kartën e identitetit me 1200 lekë, e jo më 200 lekë siç është deklaruar disa ditë më parë. Me qindra familjarë të trajtuar me ndihmë ekonomike janë revoltuar dhe zhgënjyer nga tallja që po u bëhet. Ndërkaq, si rrjedhojë mashtrimit nëpërmjet deklaratës se është ulur çmimi i kartave të identitetit për të gjithë qytetarët pa përjashtim, janë krijuar situata kaotike pranë zyrave të shpërndarjeve të kuponëve. Punonjësit e zyrave postare, shprehen se ende nuk ka ardhur një urdhër që ti shesim kuponët me 200 lekë, gjithashtu edhe kuponët e reja me shifrën prej 200 lekësh nuk kanë ardhur ende në zyrat postare.