E Diel, 1 Nëntor 2026

Konverton gjobën me burg, i dënuar për shkatërrim prone

30/09/2009  Nuk pranoi të paguante

BERAT- Ka përfunduar në pranga të policisë dhe do t’i duhet të vuajnë dënimin e dhënë nga gjykata, pasi nuk ka pranuar të paguajë gjobën e dhënë për fajësinë me akuzën e “shkatërrimit të pronës”. Burime të komisariatit të policisë Berat bëjnë me dije se pasditen e djeshme ka rënë në pranga të policisë 43-vjeçari Vullnet B., lindur në Berat dhe banues në Tiranë. Uniformat blu pranë komisariatit të policisë Berat bënë ndalimin e tij në banesë në lagjen “Don Bosko” në Tiranë, ndërkohë që po dje është dërguar për vuajtjen e dënimit. Gjykata e rrethit gjyqësor në Berat e kish dënuar gjatë muaj më parë me një gjobë prej 66.667 lekësh, për veprën penale të “shkatërrimit të pronës”. I denoncuar nga një ish-bashkëqytetar i tij për shkatërrimin e pronës me dashje 43-vjeçari u gjykua në gjendje të lirë. Por, pas shpalljes fajtor, ai nuk pranoi të paguajë gjobën që gjykata vendosi ndaj tij. Në këto kushte ka qenë sërish kjo gjykatë që me një vendim me numër 183, që mban datën 02.02. 2009, e cila ka vendosur konvertimin e gjobës në 13 ditë burg, dënim të cilin shtetasi do ta vuajë që prej ditës së djeshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›