Kërcënuesi i drejtorit egjiptian falsifikoi certifikatën
05/03/2009 Prokuroria “i lë në derë” dosjen policisë, nuk ka prova të mjaftueshme për autorin
TIRANE- Kërcënimi i drejtorit ekzekutiv të një banke islamike në Tiranë Ehad Shukri Sad, është kryer nga një numër, që sipas identifikimit nga grupi hetimor i çështjes rezulton i regjistruar me certifikatë false. Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda thanë se përgjigjja ka ardhur pak ditë më parë nga kompanitë telefonik, të cilat kanë saktësuar për specialistët hetimore se numri që ka dërguar mesazhe kërcënuese në drejtim të egjiptianit i përket një shtetasi në kryeqytet, që për arsye hetimore emri i tij nuk bëhet i ditur. Menjëherë pas këtij informacioni grupi i punës që po punon për zbardhjen e autorit të kanosjes së drejtorit të bankës “Union Islamik Bank”, ka lokalizuar dhe identifikuar personin e dyshuar. Ai është marrë në pyetje nga oficerët e policisë së shtetit, por nga sa vunë re këta të fundit, personi i ndaluar nuk kishte asnjë dijeni dhe se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Duke e nisur nga kjo situatë si dhe analizuar të gjitha provat e mbledhura grupi hetimor, ka dalë në përfundimin se autori që ka kërcënuar me vdekje egjiptianin Ehad Shukri Sad dhe bashkëshorten e tij Almara, ka përdorur një numër, i cili është regjistruar me dokumente false. Mirëpo ky konkluzion i ardhur nga provat materiale, ka sjellë shumë vështirësi për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila aktualisht nuk mund të drejtojë gishtin në ndonjë person konkret. Burimet thanë së argumentimi i të dhënave dhe deklarimeve të të dëmtuarve nuk sjell asnjë gjë re. Sipas tyre çështja mund të ishte zgjidhur vetëm atëherë kur numri të ishte regjistruar me dokumente të rregullta si dhe kur kërcënuesi të kishte vazhduar mesazhet kërcënuese.
Dështimi i operacionit
Eksperienca ka treguar se identifikimi i autorit dhe kapja në flagrancë e tij, në çështje me natyrë të tillë bëhet vetëm atëherë kur kryhet metoda e dorëzimit të kontrolluar. Nëpërmjet kësaj metode, viktima që në këtë rast është egjiptiani Ehad Shukri Sad mund të bënte lojën e dyfishte, me policinë dhe autorin e kanosjes. Kërkesat e këtij të fundit të merreshin parasysh dhe të lihej vendi i dhënies së shumës prej 90 mijë euro që kishte kërkuar autori i paidentifikuar. Në dijeni të këtyre veprimeve ishte edhe policia e shtetit, e cila pikërisht në vendin e përcaktuar për marrjen e shumës financiare të ndërhynte për kapjen e autorit të këtij krimi. Mësohet se nga rrjedhja e informacionit në polici, kjo metodë nuk mundi të vihej në zbatim. Aktualisht procedimi penal i nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes” për përfitim të pasurisë, pritet të pushohet dhe t’i delegohet Drejtorisë së Policisë Tiranë, pasi akuza nuk ka asnjë provë konkrete për të identifikuar dhe akuzuar autorin e kanosjes.
Hetimet
Policia do të urdhërohet të kryejë veprime të mëtejshme hetimore në teren, për plotësimin e dosjes me prova konkrete, pasi në të janë administruar vetëm disa dëshmi, midis të cilave edhe deklarimet e egjiptianit Ehad Shukri Sad dhe bashkëshortes së tij Almara. Burrë e grua, ata kanë treguar përpara prokurorëve të Krimeve të Rënda tekstin e mesazheve kërcënuese, si dhe detaje të tjera, që ekspertët nuk pranojnë t’i bëjnë me dije. Lidhur me këtë çështje janë marrë në pyetje edhe katër persona të tjerë, ku mësohet se njëri prej tyre është shoferi personal i drejtuesit të filialit të bankës “Union Islamik Bank”. Ndërkohë që jo më larg se para dy vitesh e njëjta ngjarje ka ndodhur në qytetin Korçës, ku dy të rinj nga Maliqi kërcënonin një biznesmen duke i kërkuar këtij të fundit një shumë të madhe lekësh.