Kërkesa për statusin e vendit kandidat përplas ambasadoren çeke me zv/ministrin e Jashtëm çek

Zgjedhjet fusin në sherr diplomacinë e BE
Kërkesa e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat është kthyer në një mollë sherri për politikën shqiptare si dhe po tregon qartazi kontradiksionet midis përfaqësuesve të BE në Shipqëri. Janë një sërë deklaratash kontradiktore të cilat vijnë nga diplomatët në Shqipëri të cilët nuk pranojnë që Shqipëria të aplikojë për statusin e vendit kandidat, ndërsa nga lidershipi i BE vijnë deklarata të ndryshme pro dhe kundër.
Ka qenë ambasadorja ceke, në Shqipëri, Marketa Fialkova, e cila ka kundërshtuar mjaft ashpër kandidimin e Shqipërisë në BE. Qeveria shqiptare duhet të tregohet më e kujdesshme për kërkesën e aplikimit në BE. Këtë radhë, kjo kërkesë vjen nga shteti kryesues i Bashkimit Europian, Çekia, ku ambasadorja e këtij shteti i ka tërhequr veshin qeverisë, duke përforcuar më tej deklaratën se aplikimi i Shqipërisë brenda presidencës çeke është i shpejtuar. Deklarata e ambasadores çeke Marketa Fialkova, ishte një kundërthënie e kreut të qeverisë, Berisha, i cili disa ditë më parë ka përsëritur qëndrimin strikt të qeverisë për kërkesën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, deri në fund të qershorit. Ndër të tjera, ambasadorja Fialkova ka kërkuar angazhimin serioz të qeverisë dhe politikës shqiptare për plotësimin me sukses të disa kërkesave të vëna nga BE, të cilat i hapin rrugën Shqipërisë për anëtarësimin. Për Shqipërinë janë edhe 300 faqe me pyetje që kërkojnë angazhim serioz të qeverisë dhe politikës shqiptare për tu dhënë atyre përgjigje pozitive, ka deklaruar ajo. Ndërkohë që sërish një tjetër deklaratë kontradiktore vjen nga eprorët e Fialkovës në Çeki. Zv/ministri i parë i Jashtëm çek Tomas Pojar ka shfaqur mikpritjen e Çekisë për aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian duke ofruar mbështetjen e saj. Këtë deklaratë, Pojar e ka bërë gjatë takimit me Ministren e Integrimit Majlinda Bregu. Sipas Zyrës për Shtyp të Ministrisë së Integrimit, Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka pritur në zyrën e saj Zv. ministrin e parë të Jashtëm çek Tomas Pojar me të cilin diskutoi rreth hapave të mëtejshëm të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe reformave që dikton ky proces. Çekia që mban tashmë presidencën e radhës së BE-së, jo vetëm e mirëpret aplikimin e shpejtë të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, por ofron gjithë mbështetjen e saj për implementimin e detyrimeve që rrjedhin në këtë etapë të re të procesit, theksoi Zv /ministri i parë i Jashtëm çek Pojar. Ndër të tjera, mësohet se Pojar ka veçuar aplikimin e Shqipërisë nga vendet e tjera të rajonit. Aplikimi i Shqipërisë nuk varet dhe nuk ka lidhje me aplikimet e vendeve të tjera të rajonit, por vetëm me krijimin e kushteve të favorshme për shqyrtimin e kërkesës për aplikim në një kohë sa me të shpejtë nga Këshilli i Europës, theksuan burimet e mësipërme të kësaj ministrie. Pavarësisht deklaratave kontradiktore një gjë është e qartë, ndikimet politike në Shqipëri kanë filluar të vënë në konflikt diplomatët e BE përsa i përket kandidimit të Shqipërisë. Inkoherenca e diplomatëve dhe qëndrimi i tyre kontradiktor me shefat e tyre në qendër duekt se ka filluar të tregojë qartë se diplomacia në Shqipëri ka filluar të preket nga sëmundja shqiptare e kaosit duke u shndërruar në korrupsion diplomatik. Mesa duket zgjedhjet e ardhshme janë molla e sherrit edhe për diplomacinë e cila ka filluar të anëtarësohet në partitë politike duke bërë deklarata sipas interesave politike të formacioneve ku aderojnë.
Last Updated on Wednesday, 18 March 2009 22:51