E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurtohet afati, vetëm 5 ditë për t’u pajisur me pasaportë

Masat

Vetëm pesë ditë do t’i duhet një emigranti që kërkon të pajiset me pasaportë për të marrë këtë mjet identifikues në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa për shtetasit që kanë emergjenca shëndetësore afati i prodhimit të pasaportës arrin deri në 3 ditë. Në kuadër të sezonit turistik, kur numri i emigrantëve që kthehen në atdhe është i madh, Drejtoria e Policisë së Tiranës ka marrë masat për shpejtimin e afateve për prodhimin e pasaportave, afat i cili reduktohet në 5 ditë nga 10 në ditë të zakonshme. Zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini, bëri të ditur dje nëpërmjet një konference për shtyp se “strukturat e Seksionit të Policimit në Komunitet, pranë kësaj drejtorie kanë marrë udhëzimet përkatëse për menaxhimin sa më mirë të prodhimit të pasaportave, duke punuar me orare të zgjatura si në sportelet e aplikimit, ashtu dhe në ato të shpërndarjes”. Duke veçuar faktin se vetëm dje janë prodhuar 250 pasaporta, zëdhënësja Katragjini bëri të ditur se këto masa janë marrë me qëllimin për të përballuar në kohë nevojat e shtetasve të interesuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›